“Kam ndejt 7 javë në shtrat, nuk m’ka thirrë kurrë”, Kujtim Musliu nga Prizreni u lëndua duke punuar, i dyshuari jep arsyetim të çuditshëm
Më 30 nëntor të vitit 2023, deri sa ishte duke punuar në ndërtimin e një shtëpie Kujtim Musliut nga Prizreni i ndodhi një fatkeqësi. Pas të cilës, mbeti i shtrirë e gati i palëvizshëm për 7 javë.
Nacionale ka kontatuar ‘shefin’ tek të cili ishte duke punuar Kujtimi, i cili e dha një arsyetim të çuditshëm.
Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prizren na njofti se prokurori i rastit ka lëshuar dy autorizime për policinë për mbledhjen dhe grumbullimin informacioneve relevante.
“Me datë 16.01.2025, në prokurori është dorëzuar raporti i policisë. Personi me inicialet I.K., është intervistuar nga ana e policisë, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” nga neni 358, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.