Rrëfimet rrëqethëse të prindërve që humbën fëmijët e tyre në rrethana të dyshimta
Vitin që e lamë pas, Nacionale ka punuar shumë për t’i ndihmuar qytetarëve që t’i luftojnë problematikat me të cilat ballafohen. Ndër të tjerash, në derën e Nacionales, kanë trokitur prindër e familjarë të personave të cilët u vranë, apo humbën jetën në rrethana të dyshimta.
Në këtë storje, i kemi zgjedhur top 5 rrëfimet e 2024.
Më 23 tetor të vitit 2020 në rrethana ende të paqarta ishte therur për vdekje para banesës së tij 19 vjeçari Engjëll Smërqaku. Edhe pse kanë kaluar vite, kjo vrasje edhe sot vazhdon të mbetet mister. Asnjë aktakuzë, dorasi nuk u zu asnjëherë.
Më 6 shtator të vitit 2023 një makinë goditi për vdekje 8 vjeçaren Arsa Balaj, në magjistralen Pejë-Prishtinë. AJO ndërroi jetë pas 20 ditësh, pasi që nuk mundi ti bëjë ballë lëndimeve të marra. Kush është e akuzuara? Qe çka ka rrëfyer prindi e gjyshi i vogëlushes.
E kemi edhe rastin e djalit të Kumrije Temajt. E që seancat për vdekjen e dyshimtë të Jetonit, i kemi përcjelllur nga afër. Drama, lotë e dhimbje. Vendimi për dënimin e personit të akuzuar këtë vit u dha, por Kumrija e pati një reagim të ashpër.
Lendita Bulliqi, nëna e Lekës i cili kishte vdekur tragjikisht në marsin e vitit 2020. Me ne ka ndarë fotografi e na ka folur për ëndërrat e djali të saj të cilat kurrë nuk arritën që të bëhen realitet.
Nusret Ramliku nga Plemetini i Obiqilit, kishte rrëfyer për vdekjen e mistershme të vajzës së tij Elvirës. Rast ky i cili fillimisht u cilësua si vetëvrasje. Babai i saj me neve i pati ndarë disa audio t cilat ngrisnin dyshime..
Këto ishin vetëm nga disa nga rrëfimet e rasteve tragjike, urojmë që për secilin rast, drejtësia të triumfoj e këtyre prindërve t’iu zbutet sado pak dhimbja.