Kush fshihet prapa eliminimit të shefit të Hamasit - Irani, Izraeli, apo Rusia?
Krejt çka Lindja e Mesme ka pasë mangu, është edhe ky atentanti i mbrëmshëm që ndodhi në Teheran.
Është vra hiç ma pak se Ismail Hanije.
Ai është vra para hundëve të Gardës Revolucionare, është vra para hundëve të njanës prej ushtrive ma të forta në atë rajon, ushtrisë së Iranit.
Hanije që udhëheë Hamasin që nga viti 2003, që e ka marrë udhëëheqjen nga Sheiku Ahmed Jasin, i vramë në atentat, shefat e Hamasit vetëm në atentante vriten, rrallë ndodhë me vdekë në kushte natyrore.
Pra prej vitit 2003 deri në vitin 2024, Ismail Hanije udhëheq Hamasin.
Shteti ma miqësorë me Hamasin, është Irani. Hanije, ka shku në Iran dhe me marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Iranit, që po e pason një president konservativ, radikal i cili vdiq në një aksident ajror para disa muajve.
Kush e vrau Hanijen? Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë.
Shefi suprem i Iranit, Ajatollahu sapo deklaroi se kanë me iu hakmarrë Izraelin për këtë vrasje.
Këtu janë dy tema: a e vrau vetë Irani që me e fajësu Izraelin sepse Irani është frikësu që Hamasi dhe Izraeli kanë me bë marrëveshje të paqes, të ndërmjetësume prej Katarit, që supozohej me qenë larg vetëm disa ditë, apo Izraeli është aq i fortë, aq i sofistikumë që shkoi e vrau në Iran, në mënyrë që Bibi Netanjahu, me u justitifku para ShBA-së me thanë: na nuk e kena vra, e vrau dikush tjetër në mënyrë që me iu shmangë kësaj marrëveshje.
Një është e qartë, këtë ose e ka vra Izraeli ose e ka vra Irani, e pse jo edhe Rusia që me e futë botën në një kaos të paparashikueshëm.
Nëse Irani provon tash qysh po thotë Ajatollahu, me e sulmu Izraelin edhe një herë, atëherë cikli i dhunës dhe konfliktit ka me u futë, me u përshkallëzu në një nivel të ri dhe të panjohur për botën.