Kush e fiton luftën Kosovë-Serbi? Krahasimet e forcave ushtarake
“Nëse nuk ka përgatitje për luftë, pse vitin e kaluar Serbia dhe Rusia kanë pasur 104 stërvitje dhe aktivitete të përbashkëta ushtarake nga 91 që kishin planifikuar...” – tha përsëri Albin Kurti.
S’dihet pse - ndoshta nga meraku i mbetur - ndoshta dëshira për t’u bërë si Thaçi...
...ama Kurti në intervistë për media të huaja përsëri e përmendi luftën.
Informatat rreth fuqive ushtarake, shtetet shpesh i mbajnë të fshehura.
Por, le ta krahasojmë ushtrinë e Kosovës me atë të Serbisë – sipas informatave që i dimë.
Për nga renditja, ushtria e Serbisë renditet e 61-ta, ndërsa e Kosovës del e 140-ta.
Popullata e Kosovës: 1.87 milionë.
Popullata e Serbisë: 7.2 milionë.
Buxheti i ushtrisë së Kosovës: 112 milionë.
Buxheti i ushtrisë së Serbisë: 1 miliard.
Ushtarët aktivë të Kosovës: 3.3 mijë + 800 rezervistë.
Ushtarët aktivë të Serbisë: 18.5 mijë.
Tanket e Kosovës: zero (0)
Tanket e Serbisë: 323.
Autoblindat e Kosovës: 55.
Autoblindat e Serbisë: 162.
Artileria totale e Kosovës: zero (0).
Artileria totale e Serbisë: 503.
Raketa projektuese të Kosovës: zero (0).
Raketa projektuese të Serbisë: 406.
Aeroplanë ushtarakë të Kosovës: zero (0).
Aeroplanë ushtarakë të Serbisë: 221.
Aeroplanë ushtarakë transportues të Kosovës: zero (0).
Aeroplanë ushtarakë transportues të Serbisë: 3 (+2 të porositur).
Helikopterë ushtarakë të Kosovës: zero (0).
Helikopterë ushtarakë të Serbisë: 55 (+10 të porositur).
Dronë ushtarakë të Kosovës: zero zyrtarisht, besohet se janë 4.
Dronë ushtarakë të Serbisë: 0 (+6 të porositur).
Flota ushtarake e Kosova: zero (0).
Flota ushtarake e Serbisë: zero (0).
Lufta në Evropë në mes të Rusisë dhe Ukrainës po tregon se jo gjithherë luftën e fiton më i forti.
Momentalisht, Rusia renditet e dyta, pas SHBA-së, si superfuqi ushtarake, ndërsa Ukraina e 22-ta.
Misioni i NATO-s në Kosovë – KFOR, ruan paqen, sigurinë dhe stabilitetin.
KFOR-i aktualisht ka 4 mijë trupa në Kosovë.
Mandati i KFOR-it buron nga rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që është miratuar më 1999.