Kush do të ishte kryeministër në Qeverinë e Unitetit?
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar një plan 15 pikësh për Qeverinë e Unitetit – ide e Lidhjes Demokratike, si një qeveri kalimtare deri në një datë zgjedhjesh të reja.
Ai tha veç tjerash se partia e tij po akuzohet edhe nga ish-opozita edhe nga Vetëvendosja. Të parët – tha se po e akuzojnë se nuk po duan qeveri pa VV-në dhe VV po e akuzon LDK-në se nuk do qeveri pa PDK-në.