Kurti për arsimin: Kur themeli është i fortë, ndërtesa qëndron vet - NACIONALE

Kurti për arsimin: Kur themeli është i fortë, ndërtesa qëndron vet

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kur themeli është i fort, ndërtesa qëndron vet’, ishte fjalia e Kurtit që e përthëkoi arsiminin në Kosovë në një tryezë të mbajtur sot nga Inspektorati i Arsimit me temën “Praktikat e mira për inspektim efektiv”, ku ndërë të tjera Kurti thuri laved për qeverinë dhe udhëheqjen e tij në këtë fushë.

Ai tha se për një periudhë të gjatë, Inspektorati ka funksionuar me vetëm 25 inspektorë, një numër që, sipas tij, nuk përkon me nevojat reale të sistemit arsimor në vend.“Jemi këtu së bashku, për të vlerësuar përpjekjet tona për ngritjen e cilësisë në arsim, edhe për të rikonfirmuar që arsimimi dhe edukimi i brezave të rinj është prioritet qeveritar e shtetëror i yni. Kujtojmë, se për një periudhë të gjatë kohore, Inspektorati i Arsimit ka funksionuar me vetëm 25 inspektorë. Një numër që nuk përkon as afër me numrin e institucioneve arsimore, kopshteve e çerdheve, pra nuk përkon me rëndësinë dhe barrën që ka ky institucion. Megjithëkëtë, edhe përballë këtij realiteti sfidues, me përkushtim, ju keni mbajtur funksionimin e një prej mekanizmave më të rëndësishëm të sistemit arsimor. E për këtë, ju shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen time, të gjithëve, secilës e secilit, theksoi Kurti.

Lajme të ngjashme