Kurti: LDK nuk po tregon për kë i ka 15 nënshkrime, le të tregojnë emrin dhe pastaj mund të flasim me Hatixhe Hoxhën - NACIONALE

Kurti: LDK nuk po tregon për kë i ka 15 nënshkrime, le të tregojnë emrin dhe pastaj mund të flasim me Hatixhe Hoxhën

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Pasi që seanca e orës 14:00 në Kuvendi i Kosovës u shty për në orën 19:00, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur konferencë për media.

Në këtë konferencë, Kurti ka komentuar nënshkrimet e Lidhja Demokratike e Kosovës, ku kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se i ka siguruar 15 nënshkrime të deputetëve të partisë së tij për të votuar Vjosa Osmani për presidente.

Kurti theksoi se LDK nuk ka bërë të ditur se për kë janë mbledhur këto 15 nënshkrime.

Lajme të ngjashme