“Kosova drejt humnerës”: Gazetari Buzhala paralajmëron ‘të ardhmen e errët’ për shkak të politikave të dështuara - NACIONALE

“Kosova drejt humnerës”: Gazetari Buzhala paralajmëron ‘të ardhmen e errët’ për shkak të politikave të dështuara

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Berat Buzhala ka kritikuar ashpër deputetin Mefail Bajqinovci, i cili shihet në një video duke qëndruar në mesin e disa personave të cilët flasin kundër aleatëve. Duke shprehur shqetësimin e tij për rrjedhën aktuale të politikës në Kosovë, Buzhala shtoi se situata ka arritur në atë pikë ku akademitë dhe kafenetë e fshatrave kanë marrë një rol në politikë, duke e bërë atë “banale dhe brutale”.

Buxhala vazhdoi me kritikën e tij ndaj Qeverisë Kurti, duke theksuar - me shpresë - se shumica e popullit po e shikon se vendi po drejtohet "drejt një humnerë të thellë".

Ai pohoi se disa gjysmë të vërteta vazhdimisht po përzihen me gjysma të gënjeshtrave për të formuar një strategji për shkatërrimin e shtetit.

Ai argumentoi se politika e tanishme është formuar nga politikat banale dhe brutale të individëve të papërgjegjshëm. Sipas tij, kjo situatë ka sjellë përkeqësimin e marrëdhënieve me aleatët perëndimorë.

Gazetari ngriti shqetësimin e tij se Kosova është e përfshirë në politika idiotike, mediokre dhe të verbëra, të cilat pretendohet se po bëjnë përpjekje për të bashkuar pjesën veriore të vendit.

Megjithatë, ai deklaroi se, në fakt, ka pasur shumë pak përpjekje reale për të forcuar ekonominë dhe shoqërinë e Kosovës, duke rrezikuar seriozisht ndarjen e veriut të vendit, shkatërrimin ekonomik dhe polarizimin shoqëror.

Lajme të ngjashme