Komenti i Buzhalës: Shqiptarët e glorifikojnë institucionin e nanës, por e urrejnë gruan dhe vajzën - NACIONALE

Komenti i Buzhalës: Shqiptarët e glorifikojnë institucionin e nanës, por e urrejnë gruan dhe vajzën

2 javë më parë

nga Dafina Demaku

Fatkeqësisht, ky është realiteti, disponimi i përgjithshëm i popullatës, prej vitit 1999, eshte që “edhe demokracia e tepërt është e zararshme”.

Para vitit 1999 nuk ia vlen as me folë. Ka ekzistu vec një gjini, pra burrat dhe një nënkategori, nana.

Shqiptarët e glorifikojnë institucionin e nanes, se nana vec jep, se nana nuk lyp as nuk don me kanë e barabarte, mirëpo e urrejnë institucionin e gruas dhe të vajzës.

(Video komenti i Berat Buzhalës)

Shqiptari e ka pyet shqiptarin “sa djem i ki” e jo sa femije i ki. Nese shqiptari ka pase vec çika, e nuk ka pase djem, krejt katuni e ka kqyr me keqardhje. Hisen ia kane marre vllaznia, e jo cikat e tij.

Nuk po foli per mesjete, po foli per 20 – 30 vitet e fundit, e qe besa edhe sot e kesaj dite.

Edhe vete jam rrite ne kete kulture. Krejt ju qe po m’ngoni jeni rrite ne kete kulture. Shumica derrmuese ne familjen e ngushte, kurse 100 perqind e juaja ne familjen e gjane.

Sa here vritet nje gru, a rrehet nje gazetar, a sulmohet nje homoseksual, reagimet e pergjithshme jane “edhe kta pe teprojne”.

Shume po lypin t’drejta.

Vec hargjon fryme nese nalesh edhe i thune “nuk po lypin shume te drejta, pervec qatyne te drejtave qe ia jep ligji”.

Gruja po lype me pase prone, e jo me kane prone, po lype me kane e lire dhe e barabarte me ty, e jo ti me ia caktu lirine dhe barazine.

Kurse nuk mundesh me kane i lire nese nuk je i barabarte, nuk mundesh me kane i barabarte nese nuk ki drejt me trashegu prone. Qaty osht zanafilla e pabarazise, qaty ia nise apartheidi gjinor, qaty ia nise krimi. Vrasja osht akti i fundit. Burri qe vret e sheh veten viktime, viktime e shohin edhe pjesa tjeter e familjes.

“E mure veten ne qafe, per ni gru”, ka mundesi qe qiky osht reagimi ma i shpeshte qe bohet, ne momentin kur dikush e vrane grune.

Zakonet, kultura, feja, historia. Ne keto troje cdo gjo shkon ne disfavor te grave. Ato i mbron ligji, kurse edhe ligjin e implementojne burrat. Mbi 90 perqind te burrave jane prokuror. Mbi 90 perqind te burrave jane gjyqtar. Mbi 90 perqind te burrave jane polic. Nuk jane 90 perqind e tyne kunder grave, por shumica e tyne i nenshtrohen rregullave te pashkrume, sic jane zakoni dhe kultura.

Une personalisht para disa javesh e kam lajmeru ne polici rastin e dhunes ndaj nje gruaje, prej nje ish te dashuri. Perballja me policin ne deren e stacionit, per kete rast, ishte perballje me historine.

Une i thash atij, qe ish i dashuri para disa kohesh e ka dhunu seksualisht. Ai m’tha mu, pse se ka lajmeru ma heret. Per policin ne stacion, ishte ma e rendesishme procedura, se sa permbajtja, se sa fakti qe nje dhunues potencial osht ne liri.

Qe nja 4 vjet vendi i jone osht duke u qeverise prej nje elite politike, qe kane qef me i thane vetes perparimtare, liberal dhe socialdemokrat. Grate jane ne pozita te nalta politike. Kena gru presidente, kena gru minister te drejtesise. Mirepo padrejtesia ndaj grave vec osht rrite. Sepse fatkeqesisht kjo gjoja elite perparimtare osht vec iluzion.

Nuk po tham qe keta ndoshta nuk e kane qellimin e mire, mirepo 51 perqindshi qe i ka zgedhe keta, nuk i ka zgedhe si perparimtare, as si liberal, e as si feminista. Keta i ka zgedhe me u shty me Serbine, i ka zgedhe me u shty me komandanta, e jo me jau preke privilegjet gjinore. Sepse kur burrat e humbin privilegjet burrnore, ata e humbin edhe monopolin politik.

Me 14 shkurt te vitit 2021 ky pushtet i ka bo hesapet pa hanxhine. Per sa kohe na dalim ne vendin e mrame ne testin e Pisa’s harrojeni shoqerine perparimtare, harroni vlerat liberale, harroni te drejtat e grave.

Na nuk lindim me keto vlera. Keto vlera ose trashegohen, qe ne rastin tone kjo nuk ndodhe, sepse na trashegojme tjera vlera, ose mesohen, qe ne rastin tone as kjo nuk ndodhe, sepse jemi ne vendit e fundit ne Evrope sa i perket mesimit, ose imponohen, por as kjo nuk mund te ndodhe, kur mungon kushti i pare dhe i dyte.

Prandaj, une nuk pajtohem as me filozofin Blerim Latifi, i cili sot e kishte nje postim interesant per t’u lexu, por te pasakte praktikisht. Latifi tha se vrasja e grave osht shenjen e renies se autoritetit te burrave dhe se sipas tij me dhune burrat nuk kane me mujte me vazhdu edhe shume gjate.

Sikur kjo te ishte e sakte, atehere i bie qe ne Afganistanin e talebaneve, a ne shtetin e ISIS’it, grate jane edhe ma afer fitores se sa na, sepse atje cdo dite vrasin gra.

Mirepo jo, vrasjet e grave dhe gjaki i derdhun nuk jane agu i lirise dhe barazise. Jena shume larg, madje po bojme hapa prape. Sa ma shume dobesohet arsimi dhe shkolla, sa ma shume qe te dominon tradita, aq ma shume vrasje e krime kemi me pa.

Kultura patriarkale dhe prapambeturia nuk kane me u luftu me statusa te bukur ne FB te kryeminisitrit e as me do vlera tradicionale.

Nese nuk besoni sa keq i kemi punet, lexoni komentet qe bohen ne kete postim.

Lajme të ngjashme