'Kobra’ del para Apelit për vrasjen e qytetarit nga Kukësi, kërkon që të thirret për dëshmi polici i doganës - NACIONALE

'Kobra’ del para Apelit për vrasjen e qytetarit nga Kukësi, kërkon që të thirret për dëshmi polici i doganës

3 muaj më parë

nga Eriola Cacaj

Ka dalë para kolegjit të Gjykatës së Apelit Dibran Hoxha, i njohur si “Kobra”, pasi akuzohet për vrasjen e një qytetari nga Kukësi.

Më 9 tetor 2025, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj Dibran Hoxhajt, i njohur si “Kobra”, dhe katër të akuzuarve: Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli, për vrasjen e një shtetasi të Shqipërisë në lokalin “Kobra City”, më 3 janar 2023.

Hoxhaj ishte dënuar me një dënim unik prej 24 vjetësh burgim, Roland Susuri me 7 vjet burgim, Jesmir Badalli me 2 vjet burgim, ndërsa Arben Vezaj dhe Burim Mazreku me nga 1 vit burgim secili.

Ankesë ndaj aktgjykimit të shkallës së parë kanë paraqitur Prokuroria, si dhe avokatët e të akuzuarve.

Seanca e apelit u mbajt sot dhe u përbë nga gjyqtarja Albina Shabani-Rama, gjyqtari raportues Mentor Bajraktari, si dhe gjyqtari Valon Kurtaj.

Vendimi i Apelit pritet të merret brenda afatit ligjor.

Lajme të ngjashme