Këtë deklaratë të Kurtit për UÇK-në, nuk e keni dëgjuar kurrë
(Video komenti i Dafinës, transkriptuar më poshtë)
Fusha është më e rëndësishme se mali, po n’kohë lufte, mali është më i rëndësishëm se fusha.
Kështu elaboronte kryeministri Kurti para 10 vjetësh, rëndësinë e fushës dhe malit që gjendet në vijën kufitare më Malin e Zi dhe fushës e malit në përgjithësi.
Në kohën kur vendi po digjej për temën e demarkacionit. Sidoqoftë.
Javën e kaluar, bëri bujë në Kuvend një perfromancë e këngëtarëve Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri.
Dyshja e famshme që vec tjerash iu këndon në përmasa epike të rënëve dhe të gjallëve që bëhen tok, befasuan opinionin publik kur hynë në Kuvend dhe kënduan sërish vjen marshi dhe mora fjalë.
Befasia e Kuvendit u diskutua gjerë e gjatë në publik. Atë natë, në një prej debateve televizive, e dëgjova një deputete të pushtetit të nënkuptonte se kjo lloj muzike në Kuvend, ishte edhe mesazh për ngjarjet aktuale në Kosovë, pra njëfarë konteksti kohor e rrethanorë në të cilin po kalon vendi.
Që domethanë?
Jo bash gjithcka.
Sipas deputetes në fjalë, muzika pra ishte me vend dhe në vend të duhur.
Por, nëse marrim për referencë interpretimin e saj, atëherë i bjen që këngët sërish vjen marsi dhe mora fjalë, me i lëshu në Komisione parlamentare, mbledhje të qeverisë, mbledhje të prindërve në shkolla, mbledhje të drejtorive të arsimit, e lloj lloj mbledhjesh, pra për t’iu dhanë zemër.
Nejse.
Teksa po merresha me një temë për cështjen e protezave të veteranëve të luftës, duke hallakatur nëpër arkivë, gjeta një interpretim tejet interesant të Kurtit dikur për veteranët e luftës.
Kurti deklaronte se pushteti i atëhershëm që tash quhet nga regjimi i ri si regjimi i vjetër, i trajtonte veteranët si njerëz që trazojnë e jo si njerëz që mund të rregullojnë.
Si i ka trajtuar ose, si i trajton qeveria Kurti veteranët e luftës sot?
Që dy elemente thelbësore:
E para, janë të përjashtuar nga paga minimale.
Që domethënë? Në vend se ti marrin 250 euro në muaj, veteranët i marrin vec 170 euro në muaj.
Veteranët ende ankohen për mungesën e protezave.
Ama për llaf, llaf që të kënaq për luftën, veteranët, dëgjojeni deklaratën më poshtë.
Ndërkohë që risjellim në vëmendje që Qeveria Kurti është përplasur me veteranët në vazhdimiësi, sidomos sa i përket pagës minimale dhe mospërfshirjes së tyre në ligj, ju mund ta dëgjoni edhe një deklaratë interesante të Kurtit, që tregon aktrimin e trimërisë, në vijën kufitare Republika e Kosovës –Mali i Zi.
Ma e mira:
Ma bonën mozhe, thash mozhe.
Mbi 10 vjet pas këtyre deklaratave, ja ku jemi sot, dhe kryeministër është njeriu që i thotë këto deklarata dhe më nuk cojnë peshë fjalët e mira aq sa ka nevojë për veprimet e duhura.
Ndaj veteranëve, si pjesë politike e shtetit të Kosovës,
E jo si kategori sociale.