“Kam pësu dy herë infarkt… nuk jam i aftë për punë, veç duke i’u lut shokve, familjarëve” - Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së Agron Hajdari
Agron Hajdari veteran i UÇK-së, ka qenë pjestarë i brigadës 134 – Bedri Shala në zonën e Dukagjinit. Atij i duhet të vij shpesh nga Shqipëria në Kosovë për arsye se ja kanë ndaluar pensionin e veteranit, që nga korriku i vitit 2021.
Ai thotë 170 eurot i’a ndalën se punoi afro dy muaj në Shqipëri si sigurim në kohë sezone.
“Kam pësuar dy herë ifarkt, kam probleme të tjera me qarkullimin e gjakut. Ilaçet minimumi 30-40 euro ilaçe i kam të domosdoshme, që janë ndërprerë e gjendja përkeqësohet”.
Hajdari thotë se edhe pse i ka dorëzuar të gjitha dokumentet që nuk është i punësuar askund e nuk është mirë me shëndet, institucionet përkatëse të Kosovës nuk po e marrin parasysh.
Edhe pse sot jeton në një gjendje të rëndë ekonomike e shëndetësore, ai nuk është “pishman” që ka luftuar për UÇK-në.
“Pishman nuk do t’i bie pishman. Nuk i bie asnjëherë. Por i vrarë shpirtnisht jam”.
Si flet edhe për miqësinë që ka pasur dikur me Kryeministrin Kurti, të cilin dikur e ka pasur idoll.
"Shkoja shpesh te ai dhe e takoja... me ardhjen në pushtet, Albini ka ndryshuar shumë".
Ndiqni rrëfimin e plotë të Agron Hajdarit:
