Gazetarja përjell ish-ushtarin e UÇK-së nga Shqipëria që kërkon përgjigje nga institucionet e Kosovës
Agron Hajdari, ish-ushtar i UÇK-së e ka marrë pensionin e veteranit nga viti 2015 deri në korrik të vitit 2021. Por, më pas ky pension i’u ndal...Për Nacionale, Hajdari rrëfeu se nuk ka të ardhura të tjera, ani pse ai me dhjetra herë ka ardhë në Kosovë për ta vërtetuar me dokumenta këtë, sipas tij ka qenë e kotë.
Në gjendje jo të mirë shëndetësore, e pa të holla ai u nis disi drejt Prishtinës, për të marrë përgjigje e për të takuar personat përgjegjës.
Së bashku me Nacionalen, Agroni shkoi në Divizionin e Skemave për Kategoritë e Luftës, për të kërkuar përgjigje. Pritje me orë të tëra...
Pas institucionit të lartë përmendur, Hajadari kërkoi takim edhe me Aziz Bicin në Qeverinë e Kosovës. Bici është këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe drejtor i Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Nëse do të isha i aftë për punë nuk do ta kërkoja kurrë”.
Ndiqni VIDEON e plotë: