Ka aktakuzë për pompën në Pejë, flet Gani Veselaj: Nuk është ndërtim i ri, renovimin e ka bërë EXFISI - NACIONALE

Ka aktakuzë për pompën në Pejë, flet Gani Veselaj: Nuk është ndërtim i ri, renovimin e ka bërë EXFISI

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dy javë më parë, Nacionale ka publikuar një hulumtim ku tregon se një pikë e karburantit të naftës e kompanisë Exfis në qytetin e Pejës është duke operuar brenda një zone të trashëgimisë kulturore, për çka edhe Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë.

Ndonëse Inspektorati në Komunën e Pejës ia kishte vënë shiritat këtij objekti për t’ia ndalur punën, i akuzuari Gani Veselaj, pronar i Eko Green, kishte lidhur marrëveshje partneriteti me kompaninë Exfis, ku edhe sot po vazhdohet lirshëm puna aty.

Pra, Gani Veselaj ngarkohet me veprat penale ‘ndërtim pa leje’ dhe ‘heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare apo i shenjave’. Për këtë, gazeta Nacionale ka marrë versionin e z. Veselaj lidhur me rastin.

Përveç kësaj, Nacionale ka më shumë se dy javë që ka dërguar pyetje tek kompania Exfis për të marrë një përgjigje lidhur me rastin, por që të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Nga Qendra e Trashëgimisë Kulturore në Pejë, në një përgjigje të dhënë për gazetën Nacionale, kanë thënë se fillimi i këtyre punimeve është bërë pa miratim paraprak nga institucionet kompetente, përkatësisht Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve.

Ndërsa nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gazeta Nacionale nuk ka marrë ende përgjigje nëse kompania Exfis është pajisur me lejen e nevojshme për operim, ku për rastin në fjalë udhëheqësja e kësaj ministrie ka thënë se nuk është në dijeni.

Ndiqni storjene plotë:

Lajme të ngjashme