Jeta në Beograd, karriera e barrierat - Fatmir Spahiu te Intervista e Buzhalës
Padiskutim mbetet një prej figurave më të dashura të publikut kosovar. Aktori Fatmir Spahiu, përmes rrjeteve sociale është pjesë e pandashme e shoqërisë, teksa shpesh bëhet viral me të bëmat e tij prej artisti të shquar me plot çmime.
Megjithatë, kësaj radhe, te Intervista e Buzhalës, prodhim i Gazetës Nacionale, Spahiu ka folur për rrugëtimin e tij, gjegjësisht karrierën, barrierat nëpër të cilat ka kaluar si dhe emocionet e Pavarësisë së Kosovës.
Fillimisht, për shikuesit e lexuesit e Nacionales ai tregoi një ngjarje interesante të ditës së pavarësisë.
Spahiu, bashkë me disa kolegë ishte i ftuar në cilësinë e grupit organizator, që do të merreshin me koncertin që do të mbahej nga Filharmonia e Kosovës.
Ky koncert, kërkohej që mos të ishte shumë për nga nacionalizmi, por nga dashuria. Thjesht, thuhej që ndërkombëtarët, kuptohet shkaku i situatës, të këndohej më shumë për dashurinë, sesa për tjera gjëra.
"Është një histori interesante, ne kemi qenë të ftuar, unë, pastaj edhe disa kolegë tjerë, pra unë, Armand Morina, Yllka Gashi dhe Teuta Krasniqi. Kemi qenë të ftuar nga Fadil Hysa, në atë kohë këshilltar i kryeministrit Thaçi, Memlit dhe Vlorës.
Me idenë që do të ndodhë shpallja e Pavarësisë së Kosovës, do të ndodhë një koncert solemn, i organizuar prej Filharmonisë së Kosovës dhe do të jetë një festë kryesore në shesh, për publikun e që do duhej të adminisrohej, menaxhohej, udhëhiqej prej disa fytyrave të famshme të kohës".
Veç kësaj, ai kujtoi një moment të bukur, bashkë me udhëheqësin e emisionit, Buzhalën.
Aktori thoshte se atëbotë, pra 15 vite më parë, Buzhala qëndronte pranë zyrës së kryeministrisë, kur grupi organizator, ku bënte pjesë edhe Spahiu.
"Bile, është një moment, ku ju shiheni në korridorin e kryeministrisë, në një dokument që Blendi Fevziu e lëshon në Klan, ju keni qenë brenda. Dikush tha, ndoshta do të ishte më mirë që të flisni edhe ju, por refuzuam. Kishim një fokus të 100% në punën tonë.
Ta kujtoj këtë, ka qenë një kërkesë specifike e dëgjuar në atë kohë në zyrën e kryeministrit, që dukej se i vinte nga ambasadat, që mundësisht t'i këndohet dashurisë, këngë më të buta, jo shumë atdhetare".
Në pjesën e fundit të këtij tregimi, ai shtoi se për të, ngjarja e Pavarësisë së Kosovës mbetet një prej më kryesoreve në jetën e tij, me ç'rast e barazoi me lindjen e fëmijëve, duke pohuar se për nga gëzimi e emocionet, nuk mund t'i ndajë.
"Dua të jem i sinqertë, nga ajo që kam përjetuar, nga ajo që bashkëndjej, shpalljen e Pavarësisë e barazoj me lindjen e dy fëmijëve të mi. Nuk i dalloj asnjërën nga këto ngjarje, jetësore për mua, nuk i dalloj me njëra-tjetrën. Nuk kam ndonjë moment tjetër historik të cilin, kisha me thonë që e vlerësoj se pavarisë, sepse unë, shumicën e adoleshencës e kam kaluar në Aperteid. Dmth, krejt adoleshenca ime ka qenë në poshtërim", vazhdoi ai.
Më poshtë njëra nga pjesët e zgjedhura, teksa lart gjeni intervistën e plotë.

