Jeta në baraka e familjes rome në Plemetin: 12 anëtarë e sigurojnë mbijetesën përmes mbledhjes se kanaqeve
Safete Gashi nga Plemetini në një rrëfim për Nacionalen, tregon kushtet e rënda në të cilat jeton me familjen e saj 12 anëtarëshe.
Ajo ka bërë thirrje që të gjithë ata që kanë mundësi, ta ndihmojnë e ta përkrahin.
“Safete Gashi, jam rom, nuk jam ashkali, rom jam. I kam 10 fëmijë, një djal invalid, asnjëri nuk vjen me vizitu, për pension, apo për punë, veç me pastru, se ky rëndë nuk po mundet. Ka punu sa ke mirë, tash s’po mundet, ia kanë ndaluar socialin. Me 1 rrogë ku me shky më përpara, unë marr social 150 euro. Pardje i mora shtesat, s’i kanë rritë, i mora 40 euro, sen s’kam bërë me to, krejt i kam harxhuar.
Kush ka mundësi mem përkrahë, me më ndihmu, veç që jam rom kërkush spo vjen me më ndihmu…” – thotë ajo.
Rrëfimi i plotë: