Ia vodhën 9 mijë e 200 euro para kesh e 10 mijë euro stoli arti: Shaipi shpërthen në lotë derisa rrëfen për hatanë që i ndodhi mbrëmë
Në fshatin Astrazub të Malishevës këtë të mërkurë ka ndodhur një vjedhje e rëndë. Shaip Morinës i janë vjedhë 9 mijë e 200 euro e stoli.
Ai ka folur në lidhje me këtë vjedhje për Gazetën Nacionale. Shumë i prekur nga ky rast ai ka rrëfyer detaje.
Parat i kishim, që ta lyejmë shtëpinë.
Ai ka thënë se “inatin” më të madh e ka se si u bë që dikush hyri e vodhi shtëpinë e tij, derisa ai ishte aty.