Në fshatin e Mitrovicës s’ia vesin ‘letrat’ komunës, punojnë edhe të dielen derisa drejtori i Inspeksionit as që çuditet: Ankohen konkurrentët - NACIONALE

Në fshatin e Mitrovicës s’ia vesin ‘letrat’ komunës, punojnë edhe të dielen derisa drejtori i Inspeksionit as që çuditet: Ankohen konkurrentët

2 vjet më parë

nga Beatrisa Culaj

Komuna e Mitrovicës kishte që nga maji i vitit të kaluar kishte nxjerrë rregullore, ku përcaktohet orari i punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive të tjera në Komunën e Mitrovicës së Jugut.

Aty është paraparë që këto veprimtaritë që kanë të bëjnë me shit-blerjen siç janë marketet të mos punojnë të dielave.

Gjatë ditëve të shtuna Shoqëritë Tregtare , do të punojnë sipas orarit të përcaktuar të ditëve të punës, ndërsa të dielave nuk do të punojnë” – thuhet aty.

Madje pë rata që s’respektojnë këtë rregullore janë paraparë edhe gjoba.

Gjatë një vizite të gazetës Nacionale në këtë Komunë, kemi vërejtur se kjo rregullore s’respektohet nga të paktën dy markete.

Nga aty na u tha se nuk punojnë sikur ç’do ditë tjetër, por se i kryejnë disa punë të tjera, megjithëse ne kemi vërejtur se aty po punohej sikur ç’do ditë tjetër.

Dy nga marketet e tjera që s’punuan sot, por respektuan rregulloren e Komunës u ankuan.

“Po, kena dëgju që dy markete s’po e respektojnë këtë vendim të Komunës. Nuk e di çka është puna e tyne. Nuk mundemi as me u anku”. – ka thënë njëri nga pronarët.

Ndërkohë Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës Valon Brahimi së Jugut duket që s’çuditet me mosrepektimin e kësaj rregullore.

A hapet markete të caktume, normal që hapen. Deri sa të shkojnë inspektorët prej Kçiçit në Suhodoll, njëri mundet me hap në Bajr. Deri të shkojmë atje, sepse janë vetëm dy inspektorë kujdestar, mundet me e hap tjetri në Suhodoll. Nuk ka mundësi me dy inspektor me kontrollu krejt situatën” – ka thënë ndër të tjera Brahimi.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës kundër vendimit që bizneset të mos punojnë të dielën

Ndërkohë Kryetari i Lidhjes së Bizneseve, Besart Dreshaj, në një intervistë për EkonomiaOnline ka thënë se kufizimet e punës në ditën e diel do të kenë ndikim negativ në performancën ekonomike, duke kufizuar të ardhurat potenciale të biznesit dhe mund të sjellë përkeqësim të situatës për punonjësit e tyre.

Në një shoqëri ku sektori privat luajnë një rol kyç në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës, është e rëndësishme që politikat qeverisëse të mbështesin dhe në vend që politikat e institucioneve qeverisëse të nivelit qendror dhe komunal duhet të përkrahin dhe inkurajojnë investimet e ndërmarrjeve private, ashtu që ato të mund të luajnë rolin e tyre të duhur në përmirësimin e situatës socio-ekonomike”, thotë ai.

Dreshaj thekson se sipas dispozitave kushtetuese, ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Kosovës. “Në këtë aspekt, iniciativat dhe vendimet e Qeverisë dhe komunave duhet të jenë në përputhje me dispozitat e sipërcekura dhe assesi nuk duhet të jenë pengesë për fuqizimin e sektorit privat”.

Në fund, Lidhja e Bizneseve thërret komunat që tashmë kanë marrë vendime të tilla të rishikojnë ato, si dhe të marrin në konsideratë edhe shqetësimet dhe rekomandimet e sektorit privat para marrjes së vendimeve të tilla që vënë kufizime në punën e këtyre të fundit.

Lajme të ngjashme