I vetmuar në protestën e thirrur nga Fjolla Morina - pasi nuk erdhi as vet ajo, i shkova te biznesi i saj - NACIONALE

I vetmuar në protestën e thirrur nga Fjolla Morina - pasi nuk erdhi as vet ajo, i shkova te biznesi i saj

1 vit më parë

nga Vullnet Krasniqi

Ora 5 e mëngjesit. Jam në një taksi, duke u kthyer nga një party, teksa shoferi më kërkon leje nëse po më pengonte një video që ishte duke e parë e dëgjuar. Ai po dëgjonte një video 30 minutëshe të këngëtares dhe modeles së shndërruar në biznesmene, Fjolla Morina, në të cilën ajo e shqetësuar dhe e përlotur fliste për vetën si të rrezikuar nga ish-bashkëshorti dhe “një rrjet i tij i fortë”.

Në një moment e dëgjoj duke bërtitur Fjollën “nesër në orën 1 në shesh, protestë…”, pastaj qan për disa sekonda dhe nis thirrjet tjera “populli duhet me u qu mas meje” e deri tek premtimi që më bëri të vendosë për një terren në ditë pushimi.

“Unë vet ka me dalë në shesh”, thoshte Fjolla në video. Aty vendosa që pasi të bëjë disa orë gjum, të zgjohem para mesditës të së dielës për të qenë prezent në këtë protestë.

Ora është fiks 12:00 kur më del gjumi. Pas kafes, menjëherë shkoj në Instagram të Fjolla Morinës për të parë videon. Më dalin disa të tjera në “neës feed”, pjesë të asaj video të shkurtra,me thirrjet për protestë. Vendosa që të bëhëm gati dhe të dal në sheshin me mini sheshe të Prishtinës.

Ora 12:30. Tashmë e kam shikuar krejt videon. Në videon e këngëtares e cila ka qenë e përfshirë edhe në afera kriminale dhe ka qenë dëshmitare në afera të mëdha krimi, kupton gjithcka por nuk sqarohet asgjë. Por thirrja e saj “që populli ti bashkohet” dhe që “ajo do të dalë vetë” më bëri të dal që të bëjë një terren.

Ora 12:45. Jam tek shtatorja e Ibrahim Rugovës. Disa kamera jane para hyrjes së objektit të Kuvendit të Kosovës, dhe për një moment më shtohet besimi se kanë dalë për protestën e thirrur nga Morina. Por më pas e kuptoj se ishte një ngjarje tjetër. Një vizitë e një ministri grek.

Vazhdoj ka sheshi “Skëndërbeu” aty ku zakonisht mblidhen njerëzit për të protestuar. S’ka asgjë. Eci nëpër sheshin “Nëna Terezë” në drejtim të shtatores së Zahir Pajaztit. Njerëz plot. Protestues asnjë.

Ora 13:00. Asgjë. Ora 13:20. Zakonshëm. Nisem sërish drejt “Skenderbeut” mos ka ndodhur diçka. Ora 13:35. Jam para Teatrit Kombëtar. Asgjë. E kuptoj që protesta në fakt ka qenë vetëm një moment zemërimi.

Megjithatë, dua të bindem. Gjej kontaktet e Fjolla Morinës, tentoj ta telefonoj.S’ka shans ta hap telefonin. E marr taksinë dhe nisem drejt butikut të saj. Nga aty ajo ka xhiruar vetën duke bërë thirrjen. Dyqani i saj është i mbyllur. Ashtu sikurse edhe numrat e saj të telefonit.

Nëse krejt kjo që sapo lexuat ju duket shumë e çuditshme dhe nuk e kuptuat esencen, shikojeni videon:

Lajme të ngjashme