Gjendja e urës te liqeni i Badovcit "mozomokeq" - Pse s'u kryen punimet sipas afatit?
Kjo është gjendja urës te Liqeni i Badocit në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Ura që ishte dashur të përfundohet brenda afatit prej 125 ditëve, po vazhdon të mbetet në gjendje të mjerusheme. Punimet kanë ngecur e afati kohor që ishte përcaktuar tashmë po kalon.
Punëtorët e kompanisë që janë përzgjedhur për ndërtimin e urës nuk ishin aty kur gazeta Nacionale doli për të parë urën. Aty pamë vetëm kontinerët që punëtorët do t’i shfrytëzonin për punët e tyre, por nuk dihet se kur.
Për ndërtimin e kësaj ure ishin ndarë rreth 468 mijë euro. Kontrata ishte nënshkruar më 10 janar 2024. Ura është e gjatë 38 metra.
Ministria e Infrastrukturës e Qeveria janë kritikuar për mospërfundimin e punëve brenda afateve të përcaktuara.
Bile ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu është arsyetur pse janë ndalur punimet, teska me mburrje ka përmendur krijimin e bajpasit rreth 2 kilometra të gjatë, pas mbylljes së urës 38 metërshe.