ExFis – oligarku i Kurtit që po e zhvat diasporën me çmimin e biletave
E mbaj mend kur fluturimet në aeroportin e Prishtinës, kanë qenë më të ulëta se në krejt rajonin.
Aktualisht, në aeroportin e Prishtinës, çmimet janë më të larta. Pak po ua bën kjo qeveria e popullit sepse paratë e juaja, Albin Kurti, Hekuran Murati edhe Artane Rizvanolli, po ia japin kompanisë ‘Ex-Fis’, një kompani e cila e ka monopolin që të shesë kerozinë në aeroportin e Prishtinës.
Sipas rregullave të aprovuara në aeroportin e Prishtinës, kur numri i udhëtarëve i ka kalu 2 milionë udhëtarë në vit, është dashur që përveç Ex Fis, në aeroport të shiste kerozinë edhe një kompani tjetër.
Sepse është njëfarë pragu, që kur kalohet ai, me shitë kerozinë duhet me qenë dy kompani.
Në aeroportin e Tiranës, janë dy kompani që shesin kerozinë, me një çmim mesatar prej 70-72 centë. Njëjtë në Shkup, njëjtë në Podgoricë.
A e di sa është çmimi – para se me tregu pse kjo ndikon në biletën tënde, ‘o shac’ – që tha Albini.
Në aeroportin e Prishtinës, pra çmimi i kerozinës është më i nalti në rajon. Në krahasim me Tiranën, Shkupin, Podgoricën, çmimi i kerozinës është prej 95- në 1 euro për litër.
E kam vra mendjen, pse i kemi kaq shtrenjtë cmimet ne. Shtutgarti nuk është më larg prej Prishtinës sesa prej Tiranës. Pse po ikin njerëzit me fluturu prej Tiranës. Pse atje është shumë më lirë. Pse po ikin prej Prishtinës?
Sepse Ex Fis e ka monopolin. Sepse kanë marrëveshje me LIMAK-un që ta mbajnë kështu, që të fitojnë të dy palët, në mënyrë kundërligjore.
Bile kjo Qeveri, ia ka hëngër kokën një drejtori të Aviacionit Civil, Bujar Ejupit, kur ka kërku që të zbatohet ligji dhe të liberalizohet tregu i shitjes së kerozinës në aeroportin e Prishtinës, e cila do të ndikonte drejtpërdrejt në uljen e çmimit të biletave.
Për një flluturim 2 orë, le të themi Prishtinë – Hamburg, aeroplani harxhon diku deri në 2500 litër në orë, pra harxhon afër 5 mijë litra kerozinë.
Sipas kontratës që i është dhënë LIMAK-ut, pra dhënia me koncesion aeroportin e Prishtinës, LIMAK do të duhej t’i merrte nga 2 centë në litër për kerozinë.
Por LIMAK, ka bërë marrëveshje anti ligjore me EX-FIS dhe kjo kompani ia paguan 12 centë në litër LIMAK-ut dhe kjo nuk është e lejuar.
Marrëveshja, faqja 2 e marrëveshjes për dhënien me koncesion aeroportin e Prishtinës, pika e parë: 0,02 centë për litër.
Pra, në vend se EX FIS t’ia paguajë 2 centë LIMAK-ut, EX Fis ia paguan 12 centë në litër LIMAK-ut.
Ex Fis thotë: unë t’i paguaj 20, 50 centë në litër, ti ma lë mua monopolin.
Çka bën EX-Fis, veç ia shton ato 12 centë në litër aeroportit.
Në Tiranë, një litër kerozinë rreth 72-73 centë, në Prishtinë shitet 97-98 centë, hiqja 12 centë që EX Fis ia jep LIMAK-it ilegalisht, për të cilën Bujar Ejupi ka kërku mos me ia dhënë, por me zbritë të 2 centëshi, atëherë do t’i binin 82 centë.
Pra, prapë po e shet shumë lart. Po e shet, 10 apo 12 centë më lart sesa tarifa që shitet nëpër aeroporte të tjera.
Pra, LIMAK me EX Fis, me bekimin e Qeverisë, Qeveria në vend që të ndërhyjë në çkapjen e tregut, siç kanë premtuar në opozitë, pra në vitin 2019, LIMAK është dashur ta fusë edhe një operator tjetër por nuk e kanë bë.
Qeveria në vend se të ndërhynte këtu, e ka shkarku Bujar Ejupin duke i thënë se pse po ia vazhdon kontratën shkurt EX Fisit, ‘vazhdoja afatgjatë’.
Njerëzit që e njohin këtë industri, tregojnë se aty është një njeri i fuqishëm me ndikim të jashtëzakonshëm te Albin Kurti dhe te Qeveria, dhe që ia ka hëngër kokën Bujar Ejupit – ia rrisin çmimit një bilete.
Sepse Qeveria, ka fillu me lëshu erë kerozinë, erë benzinë.