EKSKLUZIVE: Skemë e dyshuar kriminale - Ujë në vend të naftës në Kosovë, Prokuroria Speciale dhe SPAK-u po heton disa kompani - NACIONALE

EKSKLUZIVE: Skemë e dyshuar kriminale - Ujë në vend të naftës në Kosovë, Prokuroria Speciale dhe SPAK-u po heton disa kompani

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazeta Nacionale ka mësuar nga burime të mirinformuara, se Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit në Shqipëri (SPAK), po heton një skemë të dyshuar kriminale të derivateve të naftës. Ujë në vend të naftës…

Gjatë periudhës janar – maj të vitit 2024, në Kosovë kanë hyrë afro 330 milionë litra derivate të naftës dhe benzinës.

Tani, gjatë periudhës së njëjtë, pra janar – maj 2025, në Kosovë kanë hy diku mbi 365 milionë litra derivate të naftës dhe benzinës.

Sipas përllogaritjes, i bie që Kosova ka importuar mbi 34 milionë litra më shumë derivate naftë dhe benzinë, krahasuar me një vit më parë.

Burime të mirinformuara të Gazetës Nacionale, kanë nisur hetime nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit në Shqipëri – SPAK.

Kjo, sepse dyshohet se me importin e derivateve të naftës dhe benzinës, po realizohet një skemë e madhe kriminale e cila po sjell përfitime të majme për grupe të caktuara në Kosovë, por edhe në Shqipëri.

Cilat janë dyshimet?

Dyshohet se disa kompani, pra pompa të derivative në Kosovë, kanë gjetur lidhje me dy kompani në Shqipëri, prej të cilave, po importojnë derivate të naftës dhe benzinës.

Por, dyshimet janë se manuat e kamionëve që po i sjellin derivatet në Kosovë, disa prej tyre po mbushen në derivate, e disa dhoma të mauneve, po mbushen me ujë.

Për ta kuptuar më qartë, disa kompani nga Kosova – për shembull – po blejnë 5000 litra derivate naftë dhe benzinë në Shqipëri, të cilat po ngarkohen me mauna në Shqipëri dhe të njëjtat nisen për në Kosovë.

Këto mauna, që janë ngarkuar kinse me derivate të naftës dhe benzinës, dyshohet se një sasi e vogël e tyre po mbushet me derivate nafte dhe benzine, ndërkaq sasia më e madhe, po mbushet me ujë.

Për shembull, 1000 litra janë realisht derivate të naftës dhe benzinës, e 4000 tjera janë thjeshtë ujë.

Krejt kjo sasi, pra 5000 litra derivate të naftës dhe benzinës, po zhdoganohet në Kosovë si derivat i naftës dhe benzinës - pra po e kalon kontrollin doganor edhe po vjen tek kompanitë nga Kosova, të cilat edhe i kanë bërë këto porosi.

Ato kompani në Shqipëri, të cilat kanë bërë shitje kinse 5000 litra derivate të naftës dhe benzinës, realisht i kanë të shitura vetëm 1000, ndërsa 4000 të tjera, po dyshohet që po i shesin në tregun e zi, për t’i ikur taksave të derivateve të naftës.

E gjitha kjo, dyshohet se po ndodhë në bashkëpunim me kompanitë në Kosovë.

Kur arrijnë ato 5000 litra të derivative në Kosovë, e kalojnë doganën dhe realisht, kompania i merr vetëm 1000 litra derivate sepse 4000 litra të tjera – janë ujë.

Nëse i ka zhdoganu 5000 litra derivate, kompanitë në Kosovë duhet të bëjnë dalje pra – shitje, prej 5000 litra derivate.

Çka po bëjnë?

Nacionale, mëson nga zhvillimet rreth kësaj teme, se po lëshohen fatura fiktive për kompanitë ndërtimore në Kosovë.

Pra, derivatet që realisht janë ujë, që nuk ekzistojnë fare, po shiten në Kosovë te kompanitë ndërtimore, të cilat i blejnë ato fatura për mbulesë në ATK.

Shembull: Nëse ne kemi një kompani ndërtimi dhe na duhet t’i bëjmë 1000 euro shpenzime që t’i mbulojmë faturat, shkojmë te pompa e benzinës dhe i kërkojmë të na lëshojë një faturë 1000 euro naftë ose benzinë dhe ne si kompani, e paguajmë 200-300 euro (sado që duhet që të paguhet taksa).

Për të gjitha këto, Gazeta Nacionale ka dërguar pyetje në Doganën e Kosovës dhe në atë të Shqipërisë, e gjithashtu, pyetje kemi dërguar edhe në Prokurorinë Speciale por që deri në momentin e publikimit të videos dhe artikullit, nuk kemi marrë përgjigje./Oqean Dërmaku/

Lajme të ngjashme