E gjuajti me armë zjarri dhe iku nga vendi i ngjarjes - Detaje për tentim vrasjen në Deçan
Një tentim vrasje është raportuar sot në Deçan, ku një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të një lokali.
Sipas informacioneve, personi i dyshuar është me identitet të njohur për Policinë, mirëpo pas ngjarjes ai është larguar nga vendi.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se, për fat të mirë, asnjë person nuk është lënduar.
“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konfirmuar se një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër. I dyshuari është i njohur për policinë dhe dihet identiteti i tij, por ai është larguar nga vendi i ngjarjes.” – ka deklaruar ai.