Dyshohet se ua mori mijëra euro, por nuk ua ndërtoi vilat- I caktohet një muaj paraburgim Granit Gojanit
Gjykata themelore ne Prishtinë pas raportimeve të gazetës Nacionale ka caktuar 1 muaj paraburgim Granit Gojanit, drejtori i kompanisë gg exclusive, kompani kjo e cila dyshohet se mashtroi shumë qytetarë për ndërtimin e villave të drurit. Sipas rrefimeve që kemi publikuar më Nacionale, kjo kompani ua mori parat klienteve, por vilat nuk ua perfundoi asnjëherë.
Por kjo nuk është e tëra.
Cifti me inicialet A.K, K.K nga Shqipëri, më saktësisht nga Tirana më kanë kontaktuar për të njëjtin hallë. Sic më kanë treguar, kanë paguar mbi 33 mijë euro për villën që askund nuk iu ndërtua. Sipas ciftit kjo villë e drurit kishte qenë e paraparë të fillonte ndërtimin në prill të këtij viti, dhe punimet të përfundoheshin brenda 60 ditësh në Tepelen. Më poshtë e keni edhe kontratën e nënshkruar nga ta.
Sic më kanë treguar vet cifti, dy dite para datës së fillimit të punimeve i ka kontaktuar vet Granit Gojani, ku ka kërkuar që të shtyhet data e fillimit të punimeve për dy-tre dite, ku edhe ishte sh shtyre për të mos ju filluar asnjëherë., pasi që e kishin kuptuar se tashme personi ne fjale eshte arrestuar.
Kjo kishte qenë vila e paraparë të ndërtohej për ciftin.
Në hulumtimin që kam bërë del, që pronari Granit Gojani përvec kompanisë GG Exclusive në Prshtinë del të ketë hapur kompani të njejet pra për ndertimin e villave edhe në Tiranë e Maqedoni.
Ku edhe sic shihet në kontratene cifitit, emri i kompanisë në Shqipëri është ‘gg eco home’