Dushko Arsiq i akuzuar për krime lufte, përballet me dëshminë e Sylë Isufit
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur sot seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Dushko Arsiq, i akuzuar për krime lufte të kryera në fshatin Butovc gjatë periudhës janar–qershor 1999.
Dëshmitari Sylë Isufi, në cilësinë e dëshmitarit, ka dhënë detaje për ngjarjet dhe për dëshmitë që posedon.
Dëshmitari u ballafaqua me pyetje edhe nga i akuzuari, ku ky i fundit për shkak të fjalorit mori vrejtje nga gjyqtari.