Ditari i Buzhalës: Papërgjegjësia e Kurtit rrezik real për ne – po e bën Kosovën faktor destabiliteti - NACIONALE

Ditari i Buzhalës: Papërgjegjësia e Kurtit rrezik real për ne – po e bën Kosovën faktor destabiliteti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ditari i Buzhalës, prodhim i Gazetës Nacionale vjen me episodin numër 32.

Si zakonisht, autori Berat Buzhala foli për temat aktuale në vend, duke përmendur ato kryesoret që karakterizuan këtë javë.

Duke marrë shkas edhe zbarkimin e emisarit Escobar, gazetari foli për mënyrën se si po qeverisë aktualisht kryeministri Kurti sa i përket punëve të jashtme.

Një nga kryesoret padyshim se është edhe dialogu me Serbinë.

Këtu autori kritikoi një cicërimë të Kurtit, kur ky i fundit konfirmoi një bisedë telefonike me sekretarin Blinken.

"More nuk i intereson atij sa është rritja ekonomike e Kosovës, ose sukseset në ekonomi, nëse ka suksese. Ata të pyesin a je me amerikanët ose jo", procedoi Buzhala.

Veç kësaj, Berat Buzhala tregoi se asnjëra prej fazave të deritanishme të dialogut nuk kanë qenë të lehta.

Të gjithë krerët shtetërorë është dashur të merren me këtë çështje dhe janë marrë. Pavarësisht asaj se sa kanë fituar ose jo.

"Unë mendoj që falë ndërkombëtarëve jemi këtu. E urrej me dëgju fjalinë që mendoj se do ta thotë Kurti. Provuam të bëjmë marrëveshje më të mirë, por bashkësia ndërkombëtare nuk na mbështeti dhe atë e dërguam atje ku (s'thuhet dot)", vazhdoi Buzhala.

Ndërkaq, në pjesën e fundit të kësaj që e zgjeruar këtu, Buzhala pohoi faktin se Ambasada Amerikane në Kosovë është më e madhja, përfshirë këtu stafin dhe gjithçka tjetër.

Buzhala nuk beson se Kurti do ta nënshkruajë Asociacionin. Këtë e tha sërish, edhe pse e ka thënë edhe në të kaluarën.

"Unë jam në mesin e atyre që besoj se Kurti nuk do ta nënshkruaj marrëveshjen, kurse Kosova do të fajësohet prej bashkësisë ndërkombëtare. Në këtë mënyrë Kurti do ta fus Kosovën në një cikël të ri politik, atë të të konsideruarit faktor destabiliteti".

"Pse besoj: sepse Kurti nuk e ka me rëndësi fatin e vendit, ai ka investuar shumë në propagandë të egër, duke i bindur një pjesë të qytetareve – fatkeqësisht – se e drejta është më e rëndësishme se sa mundësia. Nuk janë 51 përqind që besojnë në gjëra të tilla, por një pjesë është".

Nën nervozë e sipër, ai shtoi se e di që Kurti e di, se jo çdoherë çka është e mirë për vendin është e mirë edhe për të.

"Kurti e din që jo vazhdimisht çka është mirë për vendin është mirë edhe për të. Për vendin, une mendoj, është mirë që të nënshkruhet marrëveshja, që do t’i siguronte ulëse në OKB, do ta krijonte atë Asociacion, e do ta qetësonte rajonin tone. A do ta njeh Serbia Kosovën? Kujt po i kërset ****?".

Siç edhe mund ta keni vërejtur, në pjesën e epërme të tekstit është episodi i plotë, kurse më poshtë pjesa e zgjeruar këtu.

Lajme të ngjashme