Ditari i Buzhalës 41: Kurreshtja e Kurtit, premtimet e Sveçlës e lirimi i Pantiqit - NACIONALE

Ditari i Buzhalës 41: Kurreshtja e Kurtit, premtimet e Sveçlës e lirimi i Pantiqit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nga pikëkalimi kufitar në Jarinjë, në shtëpinë e tij. Dejan Pantiq, i arrestuar nga Policia e Kosovës e që po mbahej në stacionet policore në kufi, është dërguar në arrest shtëpiak. Akti që po shihet si tradhti nga eksponentë të VV-së, nuk po duket i tillë për autorin Buzhala, pasi siç tha ai, nuk mund vlerësojmë vendimin e gjykatësit.

Kreatori dhe ideatori i Ditarit hodhi kritika ndaj krerëve shtetërorë që dhanë shumë fjalë, e në fund regjistruan pak vepra, duke filluar nga kryeministri, ministri i brendshëm e pastaj edhe deputetë të pushtetit, me disa prej tyre që edhe e kritikonin KFOR-in.

Sipas gazetarit, Kurti, u arsyetua kot sot në konferencën për media, ndërsa hodhi kritika ndaj shefit të ekzekutivit, për atë që s’tha absolutisht asgjë.

Madje, përgjigjet e tilla i krahasoi me ato nga jeta personale, kur donte të arsyetohej, e në fakt ishte në gjendje të kthehej edhe dekada prapa, vetëm për të mos dalë në temë.

Ashtu veproi edhe kryeministri. Foli për sëmundjen e Pantiqit, gjendjen shëndetësore, e në fund shprehu kurreshtjen se kush është gjyqtari që e liroi.

“Kryeministri i vendit është kurreshtar. Kaq larg ka mundur të shkojë. Me m’pytë dikush qysh ka shku ky vit për ty Berat, kështu përafërsisht përgjigjem. Ky hyj e ku dalë...ose në fakt ma çoi mallin kur kam qëndru përpara në kafe, deri në mëngjes 5-6, t’u pi me shokë, edhe kur zgjohesha në mëngjes, që i bike pasdite, edhe më pyetke nëna, ose gruaja, a mundesh pak me më spjegu çka ka bë vaki mbrëmë. Për mos me ardhë te tema isha në gjendje m’u kthy 20 vjet prapa: a e din që u takova me atë, tani me atë, e pashë Parimin pasdite, dola me pi një kafe, ata t’u ma bë: n’temë – n’temë! Pse qëndrove deri në 6 në mëngjes?”, tha fillimisht ai.

Veç kësaj, Berat Buzhala kujtoi edhe lavdet e para disa javëve të “establishmentit”, kur ky i fundit thoshte se është meritë e qeverisë ngritja në renditje e Kosovës sa i përket luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

“E ky qe në gjendje të tregojë gjithçka. Pra, që ka pasë probleme me zemër Pantiqi, që Pantiqi në paraburgim, që andej, në fund u tregua kurioz, tha jam kurreshtar me ditë kush është ai gjyqtar që propozoi arrestin shtëpiak për të. Pra, ja ku janë qesharakë këta. Qeveria, establishmenti...kur iu del ai prokurori që ju pëlqen këtyre, ose kur po dalin ato raportet për drejtësinë në Kosovë, para disa jave, dolën këta rrahën gjoks, prej që kemi ardhur ne, u përmirësu drejtësia, u përmirësu policia, nëse del ndonjë raport i mirë për media dalin edhe lavdërohen, a këndej i shajnë. Kur iu konvenon, prej që erdhëm ne në pushtet thonë. Në momentin që s’iu konvenon, dalin edhe i shajnë”.

Më pas ai shtoi se nuk e di nëse gjyqtari e kreu punën mirë apo jo, por kundërshtoi gjuhën e përdorur nga deputetët ndaj tij, duke deklaruar se kjo vërsulje nuk është e udhës.

“Kur gjyqtari e kreu punën. Nuk e di a ka qenë me rregull a jo, ama edhe kështu qysh u vërsulën krejt, me Dimal e me krejt, t’u i thënë akt tradhtie, akt tradhtie, për mua është e papranueshme. Është e papranueshme qysh nuk po akuzohet policia, për 19 ditë Xhelalin, po ka kapacitete m’i hjek barrikadat e s’ka kapacitete me pru Pantiqin”.

Në pjesën e fundit, kujtoi faktin se gazetari ka qenë një nga kundërshtarët më të mëdhenj të qeverive të kaluara, porse kur jemi te zbatimi i rendit dhe ligjit, e dimë të gjithë se çka ndodhi me Gjuriqin dhe atë zvarritjen e tij në rrugën “Luan Haradinaj” e deri te stacioni i policisë.

“Veç pak, unë kam qenë kundërshtar i madh i qeverive të kaluara. Nuk po them që ata e kanë shkri këtë vend prej s’miri, edhe kanë bë mrekulli në këtë vend, mirëpo në kushte të një tensioni të jashtëzakonshëm. Krejt e mbajmë mend kur është arrestu Gjuriqi. Serbët kanë qenë t’u protestu në veri atje. Patën shku Njësitë Speciale. Ky pat shku me iu fol atje. Personalisht, s’guxoj me publiku, sepse burimi nuk ma lejon, se e kam pa edhe një video kur e kanë vendos në kompanjollë aty, policia me të, edhe njëri prej policëve, i thirr krerët e shtetit prej kompanjollës edhe i thotë: e kemi këtë mu*in, edhe po e bimë për Prishtinë”.

Më poshtë edhe pjesa e zgjeruar, teksa fare lart në tekst, gëzoni episodin e plotë.

Lajme të ngjashme