Ditari i Buzhalës 40: Biseda ime me Vjosa Osmanin, “arti” i Lugatit e vrulli i Ismet Munishit - NACIONALE

Ditari i Buzhalës 40: Biseda ime me Vjosa Osmanin, “arti” i Lugatit e vrulli i Ismet Munishit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Jubileu i 40 i Ditarit të Buzhalës, prodhim i Gazetës Nacionale. Shumë çështje për t'u diskutuar, e shumë sosh për t'u analizuar, duke marrë parasysh faktin se një i tillë mungoi javën që shkoi.

Gjithsesi, autori Berat Buzhala u përkujdes që të rikthejë në vëmendje edhe të bëmat e javës së kaluar, mbase edhe për t'ua përkujtuar disa prej tyre.

Kësaj radhe s'kishte temë parësore. Të trijat ishin të linjave të ndryshme, por që në një mënyrë apo tjetrën "prekin" një pjesë të konsiderueshme të shoqërisë sonë.

Megjithatë, vështrimi ynë do të jetë në një pikë. Te ajo më e rëndësishmja. Situata në veri dhe barrikadat në veçanti.

"Krejt këtyre që zhurma iu dëgjohet larg, këta nuk mund të ofrojnë siguri as në lagje të vetë. As në QKUK. Ne nuk mund të ofrojmë siguri e stabilitet as aty ku i kemi kompetencat, bie fjala në institucionet tona, ku vriten njerëz para institucioneve, ku dhunohen njerëz, ku dhunohen të miturit, e kur i dëgjon “llafet” në Kuvend, të mbushet mendja që këta të ofrojnë siguri edhe në veri", tha fillimisht gazetari në njërën prej pjesëve të editorialit.

Tutje, kreatori dhe ideatori i Ditarit ua kujtoi qeveritarëve aktualë e opozitarëve të dikurshëm premimet se të tilla barrikada mund të largohen aq thjesht, sikur të ishin lodra.

"Për momentin është i bllokuar veri i vendit, në barrikada. Tash, para se me ndodh barrikada, kur ka ekzistu ai pushteti tjetër, këta patën premtu që kamionat, dheun e pengesat e tjera i heqin si lodra të fëmijëve. Nuk po munden me i hjekë. Po ajo çka pamë prej emisarit amerikan, ke një mesazh që ia dha Serbisë, e unë besoj edhe një leksion i mirë edhe për këta këtu, për tanët, për Fitore Pacollin, për Fitore Pacollët, që thonë Amerika është aleat i yni, po sovraniteti sovranitet. Po nëse sovraniteti o sovranitet, ti nuk e pret Escobarin hiç, shkon i hjek ato barrikada".

Veç kësaj, Buzhala komentoi edhe intervistën e Gabriel Escobar dhënë Radios Evropa e Lirë. Sipas tij, njëra prej deklaratave më të forta ishte tejet melodike, pasi tregon në mënyrë eksplicite që ata dhurojnë garanci për ne dhe se çdo vendim tonin duhet ta marrim në koordinim me ShBA-në.

"Po, meqë nuk po mundesh m’i hjekë, shyqyr që e kemi Escobarin këtu, edhe i kemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që shkojnë në Radion Evropa e Lirë, i tregojnë Serbisë, i tregojnë edhe Kosovës, kush ofron garanci këtu, kush ofron siguri në vendin tonë edhe a ka gjasa teorike që Shtetet e Bashkuara të Amerikës me leju Serbinë m’i sjell 1000 trupa".

Por, por, ai procedoi me një fakt të patjetërsueshëm: kur kërkon ndihmë në një sektor, duhet të bashkëpunosh në një sektor tjetër. Siç është për Asociacionin, për të cilin qëndrimi i Buzhalës veçse dihet.

"Tash, kur po e dëgjojmë këtë, kjo po na pëlqen. Pra, i pëlqen edhe Albinit, i pëlqen edhe Besnikut, u pëlqen krejtve këtyre, po pjesa tjetër mandej, kur po thotë Escobari edhe disa kërkesa shtesë, atëherë aty po vjen në shprehje ajo që po thotë Fitore Pacolli, ne kemi sovranitet. Pra, Amerika nuk të vjen krejt falë, edhe shyqyr nuk vjen krejt falë, se kjo nuk është krahu i armatosur i Kosovës, Pentagoni nuk është ushtria jonë që ne e përdorim kur duam e pastaj kur nuk na duhet t’i themi jo, s’kemi nevojë".

Më poshtë gjeni njërën prej pjesëve të zgjedhura, kurse siç edhe mund ta shihni, krejt lart gëzoni episodin e plotë. Shikim të këndshëm.

Lajme të ngjashme