Ditari i Buzhalës 27: Ironike, të tjerëve u thonë analfabetë e vetë s’dinë të shkruajnë - NACIONALE

Ditari i Buzhalës 27: Ironike, të tjerëve u thonë analfabetë e vetë s’dinë të shkruajnë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Radha për episodin e 27Ditarit të Buzhalës, prodhim i Gazetës Nacionale.

Këtë fraksion temë parësore ishte "lufta" mes eksponentëve të pushtetit dhe sindikalistëve, gjegjësisht gjuha katastrofale dhe e padrejtë e të parëve ndaj të dytëve.

Buzhala mes shumë çështjesh të diskutuara veçoi faktin se kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është kthyer në tabelë çitjeje nga eksponentët e VV-së, nga njerëz që kurrfarë kontributi s'kanë, ndërsa ai i Jasharajt veç dihet.

Kurse, përveç kësaj, drejtuesi i emisionit gjegjës ritheksoi faktin se nuk përmirësohet cilësia në arsim duke penalizuar arsimtarët, respektivisht personelin arsimor.

Këtu kujtojmë pjesë nga episodi i kaluar, kur vet autori thoshte se pagat mund të rriten për të përballuar inflacionin e krijuar së fundi, kurse proporcionalisht të investohet në përmirësim të cilësisë.

Tutje, gazetari shtoi se këto goditje ndaj Jasharajt janë të kota. Sipas tij, Jasharaj ka kaluar përvoja edhe më të forta dhe se kjo është një gjë e madhe që po e bën ai, duke precizuar atë se i pari i mësimdhënësve e ka ripotencuar disa herë faktin që nëse mësuesit i thonë ta ndalë grevën, ai do ta ndalë.

"Për fatkeqësinë e tij, Rrahmani është, e që gjithë simpatia ime shkon për të, Rrahmani veç është shndërru në tabelë çitjeje edhe në “messenger” për m’i çu mesazhet te politika, m’i çu mesazhet te Arbërie Nagavci, te Albin Kurti, kudo. Pra, kot e goditni Rrahmanin. Rrahmani është individi prapa të cilit qëndron e gjithë infrastruktura shkollore e Kosovës. Ai vet ka thënë, me t'më thonë mësuesit ndale grevën, unë e ndali", tha fillimisht ideatori dhe kreatori i Ditarit.

Në anën tjetër, ai paralajmëroi edhe planin tjetër të kryeministrit.

Sipas Berat Buzhalës, kërkesa e mësimdhënësve është legjitime, pasi qeveria ka para në bankë dhe po ua humbë vlerën duke mos dashur t'i kthejë në investim.

"Tash, meqë iu dështoi ky plan, meqë mësuesit u treguan unikë, me të drejtë, po kërkojnë paga më të dinjitetshme, s’paku me mujtë inflacionin, e qeveria ka paga në bankë, që gjithashtu po devalvohen fatkeqësisht, e une nuk e di çfarë plani o ky. I mbajnë paratë në bankë, paratë aty e humbin vlerën, e nuk pranojnë me diskutu me SBAShK-un për ato 100 euro rritje. 100 euro rritje, për 500 euro, ju ka hupë vlera 100 eurove".

Në pjesën e fundit ndërkaq, ai kujtoi se Kurti po bën plane që këtu t'i inkuadrojë edhe prindërit, pra t'i përplasë mësuesit me ta, ani pse ka të tillë që edhe janë mësues edhe prindër.

"Kjo iu dështoi. Skenari tjetër është edhe më i rrezikshëm. Albin Kurti po ju apelon tash prindërve m’u ngrit kundër SBAShK-ut, pra plani i radhës është me bë një gjë që s’e ka bërë ende askush. M’i shndërru prindërit edhe mësuesit në kundërshtarë mes vete. Me shku prindërit me protestu para shkollave, sado që një numër i tyre janë edhe mësues edhe prindër", përfundoi ai.

Siç edhe mund të shihni, në pjesën e epërme është episodi i plotë, kurse më poshtë gjeni atë të shtjelluar këtu. Shikim të këndshëm.

Kujtojmë faktin se Ditari i Buzhalës po shënon rritje eksponenciale në platformat sociale, teksa deri më tani ka regjistruar shifra fantastike të shikimeve.

Lajme të ngjashme