Dialogu me serbët lokal: Qysh i kushtoi bujkut në veri një selfie e Rashiqit me Pecin? - NACIONALE

Dialogu me serbët lokal: Qysh i kushtoi bujkut në veri një selfie e Rashiqit me Pecin?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kur Albin Kurti kishte fituar pushtetin, do të bëhej e famshme fjalia se ‘dialogu me Serbinë ishte prioritet i gjashtë apo i shtatë’. Në vend të kësaj, ai pati premtuar dialog me serbët lokal në Kosovë.

Prej fitores së Albin Kurtit kanë ndryshuar shumë gjëra në raport me dialogun me Serbinë. Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Ohrit, determinuan përfundimisht pozitën e Kurtit në dialog, ashtu si edhe të vetë Kosovës.

Dialogu me serbët lokal, është një nga pikat ku kritikët e Kurtit, gjejnë hapësirë për t’i kërkuar llogari pse nuk ndodhi qysh premtoi dhe qysh pritej.

Në vitin 2019, një prej emrave që Kurti e kishte përmendur për ministër të kthimit, ishte z.Nenad Rashiq dhe me këtë emër dhe disa të tjerë si ky – që pranojnë pavarësinë e Kosovës – e mendonte projektin e ‘dialogut me serbët lokal’.

Tani kur z.Rashiq është ministër në Qeverinë Kurti, çështja e dialogut me serbët lokal, duket të jetë më problematike.

Në një intervistë me gazetarin Vullnet Krasniqi, deklarata e z.Rashiq me tone gati dramatike, lë të kuptohet se sa e vështirë është kjo punë.

Ne kemi qenë në maj ose mars në vitin e kaluar bashkë me kryeministrin në vizitë në Klinë, kemi vizituar dy ose tre familje dhe fatkeqësisht prej atij momenti kur e kemi vizituar ato familje kanë pasur pasoja institucionale, jo nga institucionet e Kosovës natyrisht, por kanë pasur pasoja nga heqja e skemave pensionale që kanë pranuar nga buxheti i Serbisë”, thotë Rashiq për Nacionalen.

Kjo në një moment ka qenë një prej arsyeve, edhe sot është që po dëshiroj ta shmangi sado që është e mundshme, vizitat e tilla, sepse e di që ata njerëz takohen me mua, në veçanti me kryeministrin dhe mua, në të njëjtën ditë apo në të njëjtën orë, do të kenë pasojat”, tha Rashiq në intervistën për Nacionalen.

Rasti me bujkun në veri

Duke elaboruar se sa të vështira janë këto takime, z.Rashiq tregoi se çka kishte ndodhur pas një vizite që ai kishte bërë me ministrin Faton Peci në veri. Thotë se për një selfie të Rashiqit dhe Pecit nga vizita te një bujk në veri, ani pse ky i fundit nuk dukej në fotografi, pati pasoja.

Në politikën e vrazhdë sikur që e kemi tash, një gjë e tillë po ndodhë sikur njerëzit norml apo ordinerë i kanë pasojat edhe pse kryeministri është i gatshëm në çdo kohë kur jemi, të është present, por edhe kur po kemi ide të mira, për të mirat e atyre qytetarëve sepse do të sanksionhen, ose bukfalisht dënohen pse ne kemi qenë në vizitë.

Unë vet jam shku në veri, se di ndoshta prej se jam ministër ndoshta 10-15 herë së paku.

Unë nuk po konsideroj që si ministër sic jam unë tash, ka nevojë të shkojë atje me kamera. Por unë e di, po ju them edhe një, një prej vizitave të parave vitin e kaluar, shkova dhe vizitova disa bujq, që kanë kapacitete për zhvillimin e bujqësisë. Në një moment kemi bë një selfie atje, paramendoni, ato elementet e persekutimit, elementet politike e kanë gjetë kush mund të jetë kush mund të jetë zotëri i shpisë atje, pa e qitë fytyrën hiç unë dhe Fatoni”, tregon Rashiq./Nacionale/

Lajme të ngjashme