Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan - NACIONALE

Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tre të akuzuarit, Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj kanë dal sot para trupit gjykues dhe janë deklaruar të pafajshëm në lidhje me akuzën për vrasjen e trefishtë më 26 nëntor 2021 në Gllogjan, ku kishin mbetur të vdekur dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Deklarimin e tyre tre të akuzuarit e bënë pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Sahide Gashi.

Tre të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm lidhur me veprat penale “Vrasje e rëndë”, “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, “Shtytje në vrasje të rëndë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Ekipi i Gazetës Nacionale ka monitoruar nga afër seancën gjyqësore, dhe gjatë leximit të prokurores Gashi, u bë e ditur se motivi në aktakuzë thuhet se lidhet me vetëvrasjen e Heroina Mehmetaj.

Kjo vrasje ka ardhur si hakmarrje për shkak të vetëvrasjes së Heronia Mehmetaj, e cila kishte ndodhur me datë 14 qeshor 2020, për të cilën akt familja Mehmetaj e ka fajësuar tani të ndjerin Gani Gjokaj (shoferi i autobusit).” – thuhet në aktakuzë.

Lajme të ngjashme