Buzhala për koalicionin e mundshëm VV-Nisma: Fragjil, s’ka hesap asnjë deputeti as gripi me i ra
Në paraqitjen e fundit ‘live’ gazetari Berat Buzhalaka komentuar mundësitë e formimit të qeverisë së re. Por veç tjerash, Buzhala thotë se pavarësisht rezultatit zgjedhore e koalicioneve të mundshëm, partitë politike do të duhej të diskutonin njëra me tjetrën, edhe pa u konstituuar Kuvendi, rreth asaj se çka po ndodhë jashtë Kosovës, e që prekë edhe Kosovën.
Ja një pjesë nga komenti i Buzhalës.
Nëse Nisma me VV-në e bëjnë qeverinë, duke supozu që Nisma merr katër deputetë ose Vetëvendosja i merr 48 deputetë. Pra, koalicioni i Nismës me Vetëvendosjes do të ishtë shumë fragjil nëse bëhet, më i dobëti me 61. Që s’ka hesap as me u smu ndonjëri prej deputetëve, as gripi me i ra.
Pra koalicioni Nisma – VV, është fragjil nuk garanton shumë. Po mos harroni djem edhe çika, zgjedhjet kaluan, qejfi jem do të ishte që VV të ishte në opozitë.
Sepse për VV këto zgjedhje ishin referendum.
A po e dini çka po ndodhë në Ukrainë, Ukraina është aleat i Amerikës, por erdhi puna goxha pick.
Raportet e BE-së dhe ShBA-së, janë më të ulëtat në 80 vitet e fundit.
Tash unë hala nuk jam i sigurtë a po don Trumpi me negociu, me i shti me pagu shumë, qysh e tuti Kanadanë. Apo e njëjta filozofi që po don me bë me Evropën.
Por na, nuk e kemi komoditetin me nejtë shumë pa qeveri.
Pra, në kohën kur po ndahet shapi prej sheqerit, kur po formohen pole të reja politike në glob e në Evropë, pra nëse BE është unik bashkë me Britaninë e Madhe, qe bile edhe Turqia sot ish rreshtu më shumë kah BE-ja dhe Ukraina sesa nga SHBA dhe Rusia, pra ka dinamika mjaft të komplikume, të padëgjume ma herët.
Nëse na rrimë kështu, duke pritë çka po na pikë prej qiellit, tybe nuk ka me në pikë kurrgjë prej qiellit.
Pra, na nuk e kemi komoditetin. Jemi tuj u mundu me i numëru do vota të kandidatëve për deputetë. Kurrkush nuk po folë se mos po na prehen teshat në arenën ndërkomëbtare.
Për shembull, kur u takuan Amerika dhe Rusia në Riad, që floën për Ukrainën, Marco Rubio dhe homologu i tij rus, thanë se do të diskutojnë edhe për disa tema irrituese për raportet ruso-amerikane.
Qartazi temë është edhe Kosova.
Pra, nëse e këqyrë për cka nuk pajtohen Amerika dhe Rusia në Evropë, është Ukraina, Kosova, zgjerimi i NATO-së dhe armatimi i NATO-së.
E tash ne po sillemi, ashtu qysh jemi sjellë historikisht; sikur huta, sikur spektatorë.
Dikush atje po t’i prenë teshat, edhe po presim çka po bëhet me neve, a kurrkush një hap nuk e bën.
Dorën në zemër ndoshta Vjosa Osmani është kah folë. Nuk e di.
Domethënë, qysh nuk thonë a po tubohemi na partitë shqiptarë që jemi, dhe po diskutojmë çka po ndodh përtej kufirit tonë.
Sepse shoqëritë primitive, preukopohen kryesisht vec për oborre të veta.
Për atë, në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore kemi mbetë kështu.
Sepse nuk kemi qenë as protagonist dhe as akterë të luftërave botërore.
Kur u kry lufta, që janë nda në fund të Luftës së Parë Botërore, u bë Versaja, janë ndarë kufijtë, e në fund të dytës, na lanë nën Jugosllavi përkundër premtimeve që nuk do bëhej ashtu.
Çka me bë, kjo është fatkeqësia e popujve të prapambetur, më shumë kemi qejf me ia futë gishtin në sy njëri tjetrit, me ia qorru, se zoti na ruajtë me u bë bashkë e me thënë çu të bëjmë diçka, se mos po na i prejnë teshat e nuk na binë tamam.
Çka me bë? Këta jemi;
Ky hajvani kryesor, doli natën e zgjedhjeve, masi u kryen zgjedhjet (i kuptoj deri diku emocionet elektorale, hallu ekzagjerojnë), por kur kryhen zgjedhjet, nuk del ti me ofendu natën e zgjedhjeve.
Edhe tash, jo që e ka bë, po as nuk po tërhiqet.
Pra, qysh e bën qeverinë ti?
Ose ke me ble deputetë ose ke me kriju koalicion.
Pra, jemi në situatë kritike, jo pse diçka është kah varet prej neve, jo pse bëmë diçka keq, madje edhe për Bondsteel – defence në Amerikë po dojnë me zbritë buxhetin për mbrojtje.
Mirë do të ishte dikujt me iu kujtu, këtyne partive edhe me folë këtë temë.