Berati i tregon Artanit që s'e votoi: Tybe veç të ndihmonim, thonim se s’bëhesh deputet, le t’na mbetet një fjalë e mirë - NACIONALE

Berati i tregon Artanit që s'e votoi: Tybe veç të ndihmonim, thonim se s’bëhesh deputet, le t’na mbetet një fjalë e mirë

1 vit më parë

nga NACIONALE

“O tybe vec thojshim hajt se gjynah, nuk zgjedhet le t’na jetë një fjalë e mirë qaty” – i thotë Berat Buzhala, Artan Behramit.

Artan Behrami i cili doli në mesin e 13-të më të votuarve në listën e PDK-së, duke marrë një numër votash prej më shumë se 25 mijë, në një bisedë me Beratin, kanë kujtuar edhe momentet kur kanë punuar bashkë kohë më parë në Gazetën Express.

Pjesë nga biseda në mes të Buzhalës dhe Artan Behramit, që të plotë, mund ta dëgjoni në videon më poshtë – ku biseda përqëndrohet kryesisht në punën që Behrami premton se do ta bëj si deputet rreth Gjykatës Speciale;

Buzhala: E të hjektë i lumi Allah. Unë jam zgjedhë me 11 mijë po u dasht Hasha me I bo ministra gjysmën për me ma lëshu mu vendin.

Behrami: Nuk ka komunë të Kosovës që nuk kam marrë vota.

Buzhala: Artani nuk e kishte numrin e privilegjumë,

Behrami: Nuk ma paske qitë po get.

Buzhala: Jo ty nuk ta kam qitë unë LDK-në e kam votu. Kur e kam bë listën e PDK-së, kam thënë nëse do ta votoja PDK-në do ta votoja Artan Behramin.

Behrami: Jam në mesin e 13 më të votuarve.

Buzhala: O tybe vec thojshim hajt se gjynah, nuk zgjedhet le t’na jetë një fjalë e mirë.

Lajme të ngjashme