Banesa e njejtë iu shit dy vetëve: Rreth 300 familje akuzojnë kompaninë që i blenë banesat e mbetën pa to, flet edhe pronari
Ka disa ditë që në redaksinë e Nacionales kanë kërkuar ndihmë disa qytetarë duke pretenduar se janë mashtruar nga një kompani e ndërtimit për blerjen e banesave.
E këta qytetarë nuk janë në numër pak. Ka me vite që kanë formuar një grup në Viber, ku mbi 100 persona në vazhdimësi kërkojnë llogari nga pronarët e kompanisë për banesat të cilat ende nuk i gëzojnë.
Sipas tyre kompania me emrin ‘Arditi Group’ ka më shumë së gjashtë vite që paratë ua ka marrë për kisne për ndërtim të banesave; por, një numër i madh i këtyre banesave ende nuk janë gjëkundi.
Bëhet fjalë për tetë objekte banesor, që, siç thonë ata, rreth 300 familje ka vite që presin banesat e tyre.
Qytetari G.G nga Prishtina thotë se gjashtë vite më parë e bëri një marrëveshje me këtë kompani për blerje të banesës, ku gjithcka ishte planifikuar që të përfundohej brenda dy viteve e gjysmë, ku për banesën e parë I kishte dhënë 40 mijë euro por që banesës nuk I është përfunduar as ndërtimi I vrazhdë.
Por kjo nuk është e tëra. Qytetarit me inicialet G.G. banesën tjetër që e bleu tek kjo kompani, doli se e njejta banes iu kishte dhënë pronarit të tokës.
Ndërkaq klienti tjetër i cili ka dashur të mbetet anonim, i tha Nacionales se ka katër vite që pret përfundimin e banesës. Sic rrëfen ai për banesën që e bleu kishte kursyer për vite të tëra.
Ndërkaq qytetari tjetër tha se banesën e pagoi komplet, por që dy vite e gjysmë, ende nuk është bërë asgjë, madje themelt qe u nisën për objektin e banësës është mbushur me ujë.
Për më shumë ndiqeni storien: