Bajrami denoncon tenderin 137 milionësh të KEK-ut: Kaos total në energji - NACIONALE

Bajrami denoncon tenderin 137 milionësh të KEK-ut: Kaos total në energji

1 vit më parë

nga NACIONALE

“Ka disa kohë që po ngrisim zërin kundër mafisë energjetike. Ju e dini tashmë se cka po ndodhë në komplet sektorin e energjisë. Ka ndodhë dyfishim në faturat elektrike. Kemi 1300 biznese që janë komplet në kaos dhe nuk e dinë se cka do të ndodhë pas 60 ditësh” – tha deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Ajo përmendi edhe një tender 137 milionësh, që sipas saj, KEK e ka shpallur në janar të këtij viti.

Thotë se tenderi është hapur për ‘modernizimin dhe rehabilitimin e Kosovës A3 dhe shton se ‘nuk ka studim fizibiliteti me arsyeshmërinë se tenderi është tepër voluminoz’.

“Një tender prej 137 milionë euro, me negociata i shpallur nga KEK me 22 janar të këtij viti. Bëhet fjalë për 137 milionë euro për modernizim dhe rehabilitim të Kosovës a3

KEK e ka shpallë këtë tender dhe nuk ka studim të fizivbilitetit.

Arsyeshmëria që tenderin ta bëjnë me negociata, thuhet se është tepër voluminoz dhe operatori ekonomik nuk ka bë studim të fizibilitetit.

Pra ftohen kompanitë me konkuru dhe KEK nuk e di se cka do të bëjnë ato kompani”, tha Bajrami sot.

Ajo shtoi se përgjatë rrugës, ‘shpesh janë ndryshuar disa kritere të këtij tenderi’.

“Ka pasë disa ndryshime të kritereve gjatë rrugës të këtij tenderi dhe nëse nuk gaboj ende është i hapur. KEK pret me i pranu 6 oferta dhe me i fillu negociatat me secilën prej tyre.

Nuk ka penallti, nuk ka auditim dhe ka kritere diskriminuese, është thjeshtë, kërkohet qarkullimi i kompanive dhe kërkohet përvoja e ekspertave dhe kjo ka ndryshu disa herë”, tha Bajrami.

Ajo kritikon Ministrinë e Ekonomisë se ka ‘dështuar në mbikëqyrjen e KEK-ut dhe se qytetarët po i paguajnë pasojat’ me fatura më të shtrenjta të rrymës.

“Ministria e Ekonomisë ka dështu me mbikëqyrë KEK-un. Por ajo që shihet është që KEK në emër të eksportit të energjisë elektrike, ka sakrifiku edhe rehabilitimin e blloqeve.

Qytetarët po e paguajnë këtë me fatura të larta dhe me import edhe në periudhën veriore”, tha ajo.

Lajme të ngjashme