Aktakuza për rezervat, reagon LDK: Ky skandal tregon qartë keqqeverisjen e Kurtit, barra për rezervat ra te një person privat
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës lidhur me rezervat shtetërore, duke theksuar se ky rast është dëshmi e qartë e keqqeverisjes së kryeministrit Albin Kurti.
Sipas LDK-së, përgjegjësia për menaxhimin e rezervave shtetërore është bartur te një person privat, gjë që tregon mungesë transparence dhe papërgjegjësi institucionale.