JON RYE WANTED, NJË WHISKY QË THYEN TRADITAT
Tregu i Kosovës gjithnjë e më shumë po hapet ndaj brendeve moderne të whisky-t, ku konsumatorët nuk kërkojnë vetëm emër apo histori, por shije, cilësi dhe përvojë të vërtetë. Në këtë drejtim, Jon Rye Wanted vjen si një alternativë ndryshe, që i përshtatet shijeve dhe stilit të konsumatorit lokal, duke sjellë një qasje më të thjeshtë dhe më bashkëkohore ndaj whisky-t. Në një kategori ku pothuajse çdo whisky mundohet me ju bindë me histori e legjenda, Jon Rye zgjedh një rrugë tjetër, thjesht dëshiron me qenë një whisky që vlerësohet pasi që të shijohet.
Me një shije të balancuar, karakter të fortë dhe një personalitet që nuk mundohet me i ngja askujt, Jon Rye ndërton identitetin mbi përvojën, jo mbi të kaluarën. Tregu i whisky-t është plot me brende që mbështeten në histori, por Jon Rye zgjedh të fokusohet te ajo që ka më shumë rëndësi, e që është shija dhe momenti.
ÇFARË E BËN NDRYSHE?
Jon Rye Wanted është ndryshe sepse qysh në gllënjkën e parë ndihet shija e vaniljes, pjeshkës dhe kajsisë. Pastaj vijnë aromat e thekrës, të cilat i japin whisky-t një shije pak më pikante në fund por pa e rënduar shijen. Qoftë i shërbyer i pastër, me pak akull apo si pjesë e koktejeve klasike, Jon Rye ruan karakterin e tij në çdo formë. Është një whisky që fokusohet te shija e pastër dhe përvoja e thjeshtë, pra është vetëm një gotë që shijohet lehtë dhe mbetet në mend.

Jon Rye Wanted është një whisky modern, i krijuar për njerëzit që dinë çka u pëlqen dhe që preferojnë ta shijojnë sipas mënyrës së tyre. Pra nëse jeni në kërkim të një whisky me karakter, me shije të balancuar dhe me një qasje ndryshe prej asaj që jeni mësuar me shiju, Jon Rye është zgjedhja që ia vlen me e provu. Qoftë në një mbrëmje të qetë apo në shoqëri me miq, është një zgjedhje që përshtatet lehtë në çdo moment. Pra, thjesht është një whisky që e bën përvojën më të këndshme dhe më të natyrshme.
Një gotë e ndarë me njerëz të duhur dhe një shije që e bën momentin të dallohet prej të tjerëve, është ajo që i jep vlerë çdo takimi dhe e kthen një çast të thjeshtë në diçka që mbahet mend gjatë!
Qëndroni të informuar për risitë më të fundit nga bota e brendit duke ndjekur faqen zyrtare në Instagram të St. Nicolaus Group: https://www.instagram.com/st.nicolauskosova/
*Artikull i sponsorizuar!