A po vjen ilaçi që kthen shikimin e të verbërve? Neuralink merr dritën e gjelbërt për eksperimentin
Kurrkush nuk më intrigon më shumë se Elon Musk, prej të gjitha figurave publike, e me figura publike po mendoj politikanë, shkencëtare, biznismenë, apo krejt në një, qysh une e shoh Muskin.
Musk, paradite folë per politikën në Amerikë, duke e mbështetë Trumpin, e duke iu shpallë luftë ekstremit të majtë;
Pasdite bëhet copa me autoritetet në Brazil, që ia kanë ndalë Tëitterin, ama ky përmes Cloudflair arrin me e gjetë një zgjidhje për me i tejkalu pengesat atje;
Pak më vonë takohet, le të themi me Mellonin e Italisë, apo me Shi-në e Kinës, a me Modin e Indisë, apo me Netanjahun e Izraelit;
Mandej, merret me raketat e tij, Space X Starship, që po i sillen orbitës së tokës, me synimin ambicioz për me shku në Mars, ku ai dëshiron ta vendosë koloninë e parë të racës njerëzore.
Të nesërmen merret me Starlinkun, me internetin në Ukrainë apo në Gaza.
Mandej, ulet për dy orë në një podcast me Joe Rogan apo me Jordan Petersonin ose me Lex Freidmanin.
Në ndërkohë, nuk e lë anash as kompaninë pionere të veturave elektrike, Teslën. Nuk i lë anash as polemikat në Tëitter, që e ka emërtuar tash ‘X’ apo edhe Grokin dhe Intelegjencën Artificiale.
E krejt në fund, ndoshta krejt në fund e jep edhe ndonjë lajm të shumëpritur nga mjekësia për personat që kanë probleme të rënda shëndetësore si paralaiza ose verbëria, sëmundje që deri tani janë konsideruar si probleme shëndetësore finale, fatale, të përhershme, të pazgjidhshme, por që Neuralinku i Musk e ka një zgjidhje, për me e bë të palëvizshmin të lëvizshëm kurse të verbrin – me sy.
Normalisht që ka shumë gjëra që vogëlsia ime nuk pajtohet me Elon Musk, mirëpo ky nuk është problem i tij, ky është problemi im.
Pse po ia kushtoj këtë video Elonit?
Dje FDA, që është Agjencia Federale e ShBA-së, që e jep dritën e gjelbërt për përdorimin e ilaçeve të ndryshme, e ka aprovu për përdorimin e njëfarë çipi kompjuterik, që quhet Blindsight, që mjekët mund ta vendosin në trurin tuaj, e që, nës ejeni të verbër, t’ua mundësojnë që të shikoni prapë.
Të shihni me tru, jo me sy.
Qysh funksionon kjo pajisje, ky çip, që kompania e Elon Musk tash e ka lejen me fillu me përdorimin e tij te njerëzit që kanë nevojë, si fazë eksperimentale?
Në vend që të përdoren sytë, ky çip komunikon drejtpërdrejt me pjesën e trurit që zakonisht e përpunon atë që ju jeni duke e pa.
Pra, edhe nëse sytë tuaj ose nervi që i lidh me trunin nuk funksionojnë, fale këtyne chipave, ju keni me pasë mundësi me "pa", sepse çipi dërgon sinjale direkt në tru.
Neuralink shpreson që do të arrijë ta bëj të mundur, që falë kësaj teknologjie, jo vetëm që njerëzit e vërbër të shohin, por do të mund të shohin edhe në terr ose me pa ngjyra e rreze që sot nun mund t’i shohin.
Pak a shume po shkohet drejt një realiteti, që ne kemi menduar se mund ta hasim vetëm në filma fantastiko-shkencor!
Në terma të thjeshtë, Blindsight i Neuralink po përpiqet me kriju një implant truri që ua lejon njerëzve me pa përsëri, duke i anashkalu sytë.
Normalisht, Elon Musk kohë pas kohe ngulet në Tëitter, citon burime jokredibile, i shlyen postimet kur e sheh qe është ngulë, pra bën gabime për me na tregu që edhe ai është njeri.