A pati befasi nëpër listat e partive politike? - NACIONALE

A pati befasi nëpër listat e partive politike?

6 muaj më parë

nga Eriola Cacaj

Për herën e dytë brenda vitit, qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhje parlamentare.

Pas 9 shkurtit, dhe bllokadës disa-mujore, zgjedhjet do të mbahen më 28 dhjetor.

Edhe pse kanë kaluar disa muaj, e janë zgjedhje të reja, emrat nëpër listat e partive si kandidatë për deputetë, nuk kanë ndryshuar shumë.

Disave u ka ndryshuar renditja, disa parti kanë pasur më shumë aderime, e të tjerat pothuajse asnjë.

Në LDK, ka pasur ndryshim në renditje për disa kandidatë, kurse si emra të rinjë janë Festim Kabashi, Ermal Sadiku, Gëzim Hazrolli e Adelina Thaçi.

Pothuajse pjesa më e madhe e emrave, mbeten të njëjtë. (Krahasimi I dy listave)

LDK në këto zgjedhje garon me numrin 123 dhe me slloganin “Zgjedh shpresën”.

Ngjashëm edhe në PDK, ka ndryshuar kryesisht renditja, ku Arben Mustafa e Besa Kabashi-Ramaj, kanë shkuar më lartë.

Ndërsa, disa nga emrat e rinj të kësaj liste, janë Eman Rrahmani, Shkumbin Demalijaj si edhe profesori universitar, Gëzim Qerimi.

PDK në këto zgjedhje garan me numrin 130.

Edhe në Lëvizjen Vetëvendosje, si në partitë e tjera, nuk ka pasur ndryshime të reja.

Mirëpo kësaj liste I janë shtuar Andin Hoti, Viktor Buzhala, analisti Blerim Gashi si edhe Naim Bardiqi, ish-sekretar në Ministrinë e Shëbdetësisë.

Vetëvendosja në këto zgjedhje garan me numrin 116.

Ndërsa listës se Alencës për Ardhmërinë e Kosovës i mungojnë emrat e Nismës me të cilën ishin në koalicion më 9 shkurt.

Listës së AAK-së iu shtuan emrat si Agim Çeku, Burim Ramadani, Zafir Berisha si edhe Ardian Kastrati.

Ndërsa, AAK garon në këto zgjedhje me slloganin “Krah teje”, si edhe me numrin 129.

Zgjedhjeve të 28 dhjetorit i është shtuar edhe NISMA, përkundër zgjedhjeve të shkurtit që ishte pjesë e listës së AAK-së, kësaj radhe kjo parti garon e vetm.

Duke filluar nga kreu I partisë, Fatmir Limaj, që mbanë numrin një, kjo listë përbëhet me 110 kandidat.

Ndërsa në këto zgjedhje NISMA kandidon me numrin 122.

Lajme të ngjashme