"A kish shku Rugova me dëshmu në Hagë?” - Lushtaku dhe Buzhala komentojnë fjalimin e Hashim Thaçit në Gjykatë Speciale
Dita e dytë e gjykimit ndaj katërshes së UÇK-së ishte ditë e rëndësishme. Ish-lideri i UÇK-së dhe ish-presidenti Hashim Thaçi do të jepte deklaratën jo nën betim. Këtë fjalim në zyrën e Berat Buzhalës u ftua ta shikojë edhe ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.
Të dytë e njohin personalisht Thaçin dhe për mua si gazetarë ishte e rëndësishme që ta shikoja së bashku me ta për t’a pyetur Lushtakun dhe Buzhalën për detaje nga fjalimi i i Thaçit.
Përpara se fjalimi i Thaçit kisha një pyetje që më sillet qe sa nëpër kokë. A ka mundur ta di një komandant në Skenderaj se çka ka bërë një ushtar në një fshat të Pejës? A ka pasur organizim siç pretendon Prokuroria Speciale? Teksa Lushtaku përgjigjej në këto pyetje, Thaçi nisi fjalimin e tij.
Vëmendja u fokusua tek televizori. Në minutën e 5-të Thaçi përmend edhe Ibrahim Rugovën si një personalitet që do të dëshmonte për të. E pyes direkt Saminë nëse mendon se “Rugova do ta bënte këtë?”.
“Besoj që po, pa dyshim” më thotë ai, teksa Buzhala tregon për raportin e Thaçit dhe Rugovës krahasuar me raportin që Kurti ka me Thaçin.
Vëmendja sërish kthehet tek fjalimi. Thaçi fillon e flet për një tjetër temë. Ai fton Gjykatën të mos iu besojë të gjithë atyre që pas përfundimit të luftës kanë folur e kanë hiperbolizuar ngjarjet gjatë luftës.
E pyes Lushtakun nëse ka parë nëpër dokumentar njerëz që kanë folur për luftën e tyre duke e prezantuar si diçka që ka ardhur si hiearki ushtarake. Këtu fillon edhe biseda që s’ka pyetje të caktuara por është një muhabet nëpër tema të ndryshme.