A i ka braktisur edhe PDK-ja Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin? - NACIONALE

A i ka braktisur edhe PDK-ja Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin?

1 muaj më parë

nga Berat Buzhala

Pjesë nga video-komenti i gazetarit Berat Buzhala, rreth asaj se çka po ndodhë aktualisht në Gjykatën Speciale dhe çka pritet të ndodhë. Po ashtu, kjo është një thirrje për deputetët e PDK-së…

Është një togfjalësh i shkruar në gjuhën angleze, i cili mund ta dënojë Hashim Thaçin, nëse interpretohet gabimisht, qysh po interpretohet nga Gjykata Kushtetuese prej Dhomave të Specializume.

Dëgjomëni ju deputetë të PDK-së, i kemi thënë krejt për Albin Kurtin, Albulena Haxhiun, Donika Gërvallën, e dimë dispononimin e tyre për ata që janë atje (në Hagë).

Por pyetja që shtrohet është, ju të PDK-së, a i keni bë krejt detyrat, edhe ju të PDK-së, sa jeni të gatshëm ju, me shku ‘all in’ për me i mbrojtë udhëheqësit e juaj dhe udhëheqësit tonë.

E keni pasë fillu nxehtë me ‘Liria ka emër’, i sollët mijëra vetë në shesh.

Pati disponim popullor me dalë dhe me mbrojtë. Jemi vetëm disa muaj larg.

Prokuroria i ka kry dëshmitarët e vetë, Serbia i ka kry dëshmitarët e vetë.

Tani kanë mbetë vetëm edhe dëshmitarët e mbrojtjes. Për disa muaj kryhen edhe ata. Në vjeshtë ose në janar, në shkurt jepet verdikti i trupit gjykues për krerët e UÇK-së, e të cilët nuk janë të akuzumë si individë por si një ‘strukturë e organizume kriminale’.

Ku e nisa?

Është një togfjalësh që gjendet në ligjin e Dhomave të Specializume i cili është aprovu në Kuvendin e Kosovës…

Togfjalëshi thotë: “shall take into account”. Qysh e përkthen njeri shqip: shall take into account?

Leximi i parë, përkthimi i parë në gjuhën shqipe, është: duhet me pasë parasysh.

Neni 44, pika 2 e Ligjit për Dhomat e Specializume, kur folë për dënimet që po jepen për personat që po gjykohen, është një parim i fuqishëm juridik “Lex Mitior” – ose ligji ma i favorshëm për të pandehurin.

Pra kur ty të marrin, e ke bë një vepër penale, ky ligj është i mishërumë në Kushtetutën e Kosovës, është i mishërumë në parimet mbi të cilat vepron Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Nuk është ligj i shpikun për nevojat e UÇK-së, është parim i shenjtë juridik, që iu bën thirrje gjyqtarëve, që nëse janë disa ligje që flasin për të njëjtën temë, gjykata duhet me marrë parasysh ligjin që është më i favorshëm për të akuzuarit.

LLugë puna, sa që kushdo që e ka një trohë ndjenjë për ata njerëz që janë atje, për atë luftë që u bë, për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, tash është momenti me reagu, duhet me ndalë këtë absurditet.

Qysh mundet? PDK i ka 23 deputetë. Çka janë kah bëjnë ata 23 deputetë ma shumë sesa që po bën qeveria, për të cilën ne krejt pajtohemi që nuk ka simpati për ata njerëz.

Nuk mundet me funksioni një gjykatë pezull. Na jena autonome…

Krejt cka kisha dashtë aktualisht është, me u bë shumë e madhe, para se me u marrë vendimi atje, edhe mandej, le të caktohet një komision i pavarur ndërkombëtar, prej Kuvendit të Kosovës, në bashkëpunim me ambasada, me qeveri të huaja, ta gjejmë dikë prej Amerike që nuk ka konflikt interesi këtu edhe le ta bën një – si me thënë – analizë.

Nuk shkon kështu.

Përgjegjësi keni ju të PDK-së, nuk e keni bë maksimumin me ata njerëz. Keni reagu me gojë. Kapne hini në grevë urie, bëni diçka, senzibilizone, thirrni protesta.

Punë e madhe, le të dridhet njëherë.

Është absurde situata juridike. Krejt ky send, ka me pasë kosto edhe nacionale.

Nëse nuk e nalim qitash, dikur ka me u bë vonë!

Lajme të ngjashme