A e keni dëgjuar këtë perlë të Albin Kurtit për Thaçin?
Të shkosh në Shtëpinë e Bardhë si President i Republikës, të mos e takosh Presidentin, të mos e takosh as zëvendëspresidentin amerikan – deklaronte Albin Kurti.
Në kohën kur Albin Kurti e tha këtë, ishte kryeministër, Hashim Thaci ishte President kurse Vjosa Osmani kryetare e Kuvendit.
Në atë kohë, Presidenti Thaci e kishte takuar sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo. I treti atë kohë, si njeriu më i rëndësishëm në administratën amerikane.
Albin Kurti është qe një javë në Amerikë, nuk e ka takuar as të parin, as të dytin, as të tretin, as të katërtin, as të pestin, as të gjashtin, as shtatin, as tetin, as të nëntin, as të dhjetin.
Prej takimeve, e ka taku Merita Halilin dhe burrin e saj Raifin. E ka taku edhe njërin të Tropojës, që e ka financu Sali Berishën dhe i ka takuar disa bashkatdhetar.