4 milionë € tërheqje e 4 kallëzime penale – Vehbi Kajtazi te Intervista e Buzhalës për skandalin Martingate - NACIONALE

4 milionë € tërheqje e 4 kallëzime penale – Vehbi Kajtazi te Intervista e Buzhalës për skandalin Martingate

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Vehbi Kajtazi është i ftuari i radhës i Intervistës së Buzhalës, emision ky prodhim i Gazetës Nacionale, episodi respektiv i së cilit do të tranmsetohet sonte me fillim nga ora 21:30 në RTV21 dhe në kanalin tonë zyrtar në Youtube.

Temë parësore për të mos thënë e vetmja ishte ajo e skandalit të etiketuar "Martingate", ku i përfshirë është ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Nacionale pati raportuar ekskluzivisht për këtë skandal, i cili sipas zërave të fundit në shtetin slloven, mund të jetë faktor kyç që të rrëzohet qeveria, që momentalisht udhëhiqet nga Robert Golob.

Gjithsesi, të rikthehemi te Kajtazi dhe pikëvështrimet e tij. Gazetari që shquhet për informacione në sistemin e Drejtësisë deklaroi se për tërheqjet gjegjëse janë regjistruar për periudhën gjashtëvjeçare, saktësisht nga viti 2016 e deri në pjesën e fundit të vitit që lamë pas.

Tutje, ai tha se këto nuk janë deklarime të tij, por të Qendrës së Inteligjencës Financiare të shtetit malazez.

"Këtu bëhet fjalë për periudhën 2016 deri në fund të vitit 2022. Tërheqja e këtyre parave, në këtë mënyrë, për mua është shpërlarje parash. Shpërlarje e pastër parash. Unë nuk po e them këtë, po Qendra e Inteligjencës Financiare. Këtë e thotë Prokuroria, këtë e thotë Policia. Dhe, Martin Berisha i ka dy kallëzime penale.

Një për fshehje të pasurisë, diku rreth 1 vjet, ka qenë ambasador dhe nuk e ka deklaruar. Në shkurt diku është emëruar ambasador dhe pas një viti diku, i ka barttë aksionet, të gjitha, 100%, ortakut të tij dhe ortaku i tij kur është marrë në pyetje ka deklaruar se: m’i ka falur!".

Veç kësaj, ai përmendi edhe faktin se dy të përfshirët në këtë skandal, ishin pyetur nga policia kroate rreth raportimeve të Nacionales, gjegjësisht një fotografie të postuar nga ne.

"Unë flas për atë që e di dhe e kam të dëshmuar. Këta e pranojnë që e kanë kalu kufirin bashkë. Drejtori i GEN-it dhe Zeka edhe policia thotë që ne besojmë që janë takuar me Martin Berishajn në Zagreb.

Të tjerët e konfirmojnë, Nagipi e mohon dhe policia i thotë që ka dalë një fotografi e jotja në Nacionale. Edhe ky thotë është falso. Fotografi është montazh. Se s’e kam takuar asnjëherë. I referohet raportimit të juaj. Pra, e konfirmon kalimin e kufirit, por e mohon të kenë shkuar bashkë".

Në pjesën e fundit ai tha se e ka analizuar në hollësi këtë problem, ndërsa ka ardhur në një konkludim se gjithçka kishte filluar nga koha kur VV ishte në opozitë.

Atëbotë, ata akuzonin vazhdimisht çdo projekt energjetik, madje edhe duke i dërguar letër Bankës Botërore.

"Unë duke e analizuar krejt procesin e zotit Berisha unë po kthehem prapa dhe thoja qysh Vetëvendosja e kritikonte çdo projekt energjetik në Kosovë. I ka çu letër Bankës Botërore, sa ka qenë në opozitë, kur vimë ne në pushtet kemi me anulu këtë kontratë. Krejt Hidrocentralet i ka ndalu në kohën kur dimrit uji ka me shku në Maqedoninë Veriore edhe në Shqipëri".

Në pjesën e epërme dhe më poshtë po ashtu, gëzoni të dy pjesët e kësaj interviste. Shikim të këndshëm.

Lajme të ngjashme