Zyrtare: Shpëton Evertoni, Leeds United dhe Leicester City bien në Championship
Tani më është zyrtare, Leeds United dhe Leicester City i janë bashkuar Southamptonit duke rënë në Championship.
Me një fitore minimale ndaj Bournemouthit, Everton siguroi "biletën" finale për të qëndruar për se paku edhe një edicion në Premierligë.
Pas një goli të vetëm nga Doucoure, skuadra e drejtuar nga Sean Dyche arriti të shpëtojë nga rënia prej elitës së futbollit anglez.
Kësisoj, Leicester City dhe Leeds United iu bashkuan Southamptonit si skuadrat e rëna nga elita e futbollit anglez.
Ish kampioni i Anglisë e mbylli me fitore këtë edicion, duke mposhtur me vështirësi West Hamin me rezultat të ngushtë 2:1.
Ndërsa, sa i përket Leeds Unitedit nuk arriti të lë shenjë as në xhiron përfundimtare pavarësisht që iu nevojitke një matematikë e vështirë për ta siguruar qëndrimin.
Leeds United u mposht në shtëpi nga Tottenham Hotspur me rezultat 1:3.
Renditja përfundimtare për fundin e tabelës doli të jetë kështu:
17. Everton 36 pikë
18. Leicester City 34 pikë
19. Leeds United 31 pikë
20. Southampton 25 pikë.