Zyrtare: Manchester United arrin marrëveshje me Antonyn
Gjiganti anglez, Manchester United, ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale se ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me Antonyn nga Ajaxi, për vlerën afërisht 100 milionë euro.
An agreement has been reached for the transfer of @Antony00 🤝🔴#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) August 30, 2022
Një sagë e gjatë ishte kjo për futbollistin brazilian, me 22-vjeçarin që është identifikuar nga Djajtë e Kuq si objektivi kryesor në fillim të afatit kalimtar të verës. Ai thuhet se do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare në Old Trafford, ku do të ribashkohet me trajnerin Erik ten Hag, që kishin punuar së bashku në Ajax.
Ardhja e Antonyt shton më shumë fuqinë e sulmuese të skuadrës së djajve të kuq, me një lojtar që shënoi 25 gola në 82 paraqitje për Ajax, i cili pritet të luajë në sistemin me tre sulmues, si anësor, pozitë që e preferon më së shumti braziliani.
Për shkak të marrëveshjes mes Ajaxit dhe Man United, Antony do të hyjë në histori si transferimin më i shtrenjtë në Eredivisie.

Ky rekord është mbajtur për tre vitet e fundit nga Frenkie de Jong, i cili kaloi te Barcelona në vitin 2019 për 86 milionë euro, përfshirë bonuset.
Ajax duhet t'i dorëzojë njëzet për qind të fitimit të bërë nga Antony në Sao Paulo, siç u ra dakord dy vjet më parë kur erdhi futbollisti. Ajax fillimisht pagoi 21.75 milionë euro për brazilianin dhe tani duhet të transferojë 20 milionë euro te ish-klubi i lojtarit.
Largimi i tij ishte vetëm çështje kohe, sidomos pasi mungoi në ndeshjen e së dielës së 21 gushtit kundër Sparta Rotterdam (fitore 0-1), sepse sipas Alfred Schreuder ai nuk mund të fokusohej plotësisht te Ajax.
Marrëveshja raportohet se e mbanë në Old Trafford, sulmuesin brazilian deri në vitin 2027, por që është mundësia për ta vazhduar edhe për një vit.
Për lojtarin nga Amerika Latine debutimi me fanellën e djajve të kuq pritet të vijë në derbin kundër Arsenalit që zhvillohet më 4 shtator, skuadër e cila është e vetmja në krye të tabelës së kampionatit anglez, me të gjitha fitore.

Në anën e kundërt, Ajax si zëvendësues të sulmuesit brazilian, pritet ta marrë ish-lojtarin e tyre Hakim Ziyech nga Chelsea, pasi që marokeni nuk ka arritur të përshtatet fare me të kaltrit nga Londra.

