Antony e dëshiron largimin nga Ajax, pavarësisht se këta të fundit refuzuan ofertën e Unitedit - NACIONALE

Antony e dëshiron largimin nga Ajax, pavarësisht se këta të fundit refuzuan ofertën e Unitedit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Antony ka zbuluar se ai vazhdon t'i tregojë drejtuesve të Ajaxit se dëshiron të largohet nga klubi para mbylljes së afatit kalimtar të verës, pavarësisht se skuadra aktuale e sulmuesit brazilian refuzoi një ofertë marramendëse nga Manchester United.

22-vjeçari e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Ajax në ditët e ardhshme pasi Manchester United e ka bërë atë objektivin e tyre kryesor. Megjithatë, kampionët holandezë nuk kanë ndërmend të humbasin yllin e tyre, diçka për të cilën 22-vjeçari është shumë i pakënaqur.

Antony Ajax 2022-23

Në një intervistë me Fabrizio Romano pas lajmeve se Ajax kishte refuzuar një ofertë prej 90 milionë eurosh, Antony tha: "Sot, në një takim me klubin, shpreha interesin tim të vjetër për t'u larguar, vetëm se këtë herë me një ofertë të konsiderueshme në tavolinë. Të tjera oferta kishin ardhur tashmë por Ajax refuzoi me argumentin se kanë vetëm pesë ditë për të më zëvendësuar.

"Unë nuk po i kërkoj Ajaxit të më lirojë, po i kërkoj Ajaxit të më shesë me ofertën më të lartë ndonjëherë për lojtarin e Eredivisie. Unë kam insistuar në këtë temë që nga shkurti në mënyrë që klubi të rindërtojë ekipin me qetësi."

Antony do të shpresojë që dëshira e tij e qartë për t'u larguar nga Ajax do t'i detyrojë ata të bien dakord për një marrëveshje me Manchester United. Edhe pse vetëm pak ditë kanë mbetur nga afati kalimtar veror, dhe skuadra e Alfred Schreuder do të ketë vështirësi për të zëvendësuar brazilianin e ri të talentuar.

Antony Ajax 2022-23

Ditët e ardhshme do të jenë të rëndësishme për karrierën e Antonyt. Duket e mundshme që një lloj marrëveshjeje do të arrihet midis Ajax-it dhe Manchester United, por nëse kjo nuk realizohet, ka shumë gjasa që ai të pritet në një mënyrë shumë armiqësore nga tifozët pas kthimit të tij në Johan Cruijff ArenA.

Kuriozitet: Në intervistën për Romanon, Antony tha se i kërkon skuadrës së tij ta shesë për çmimin më të lartë ndonjëherë për një lojtar nga Eredivise, por kush e mbanë rekordin?

Lojtari më i shtrenjtë ndonjëherë nga elita holandeze është Matthijs de Ligt. Ai u largua nga Ajaxi në vitin 2019 në drejtim të Juventusit për një marrëveshje prej 85,5 milionë euro, ndërsa vetëm pas tri viteve të kaluara në Torino ai ndërroi ambient duke kaluar në Bayern Munich, për një çmim përafërsisht të njëjtë.

Matthijs de Ligt: Dutch Delight Destined for His Own Dynasty

Lajme të ngjashme