Manchester United beson se mund ta përfundojë marrëveshjen për Antonyn - NACIONALE

Manchester United beson se mund ta përfundojë marrëveshjen për Antonyn

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United është i bindur se do të arrijë një marrëveshje për të nënshkruar me sulmuesin e Ajax, Antony, përpara mbylljes së afatit kalimtar të verës më 1 shtator.

Antony, 22 vjeç, tani është fokusi kryesor i djajve të kuq, pasi Erik ten Hag dëshiron që braziliani të forcojë opsionet e tij sulmuese.

United besohet se e ka ftohur disi ndjekjen e sulmuesit të PSV Eindhoven, Cody Gakpo, pasi ata po përqendrojnë vëmendjen e plotë të tyre në sigurimin e një marrëveshjeje për Antonyn.

Manchester United 'have reached an agreement with Antony' at same time as Cody Gakpo | Football | Sport | Express.co.uk

Përfaqësuesit e Antony janë në Londër duke kërkuar të përfundojnë një lëvizje në Old Trafford, ku sulmuesi do t'i bashkohej ish-trajnerit Ten Hag dhe ish-bashkëlojtarit të Ajax-it, Lisandro Martinez.

Dy klubet kanë diskutuar një tarifë të lartë prej 80 milionë euro të ofruara fillimisht, ndërsa disa burime e vendosin shifrën në 94 milionë euro si shuma përfundimtare, por Ajax thuhet se ka vendosur një çmim prej 100 milionë eurosh për lojtarin.

Antony u la jashtë fitores 1-0 të Ajax kundër Sparta Rotterdam të dielën për shkak të spekulimeve për lëvizjen e tij.

Athletic raportoi javën e kaluar se United kishte ringjallur interesin e tyre për Antony me vetëm dy javë të mbetura nga afati kalimtar i verës.

Antony determined to join Manchester United and reunite with Ten Hag as Red Devils get major transfer boost | Goal.com United Arab Emirates

United paraqiti një ofertë prej 80 milion € (67.6 milion £) të mërkurën e kaluar, e cila u refuzua nga ish-punëdhënësit e Ten Hag.

Sulmuesi brazilian kishte treguar se për shkak të situatës së pa qartësuar të tij, nuk mund të përqendrohet te skuadra aktuale e tij, duke lënë të kuptohej se do mungonte në ndeshjen ndaj Sparta Rotterdamit.

“Ajo që mund të them tani është se dua të marr vendimin e duhur me familjen time, partnerët e biznesit dhe Ajaxin, gjë që është e mirë për të gjithë. Në fund, Zoti e përcakton të ardhmen time.”

“Jo, të jem plotësisht i sinqertë, nuk mundem të përqendrohem te Ajaxi. Tani jam i përqendruar për të luajtur futboll dhe të gjitha çështjet i kam lënë në duart e menaxherëve dhe vëllait tim. Ata do të më këshillojnë se çfarë është më mirë për mua."

Antony cools transfer speculation after missing Ajax training amid Tottenham and Man Utd links - football.london

Raportimet në Holandë pohuan se Antony tani po stërvitet vetë pasi ai shtyn për një largim nga klubi dhe është ende situata rreth tij është e paqartë.

Ajax si zëvendësues të sulmuesit brazilian, pritet ta marrë ish-lojtarin e tyre Hakim Ziyech nga Chelsea, pasi që marokeni nuk ka arritur të përshtatet fare me të kaltrit nga Londra.

Lajme të ngjashme