Musliu-Shoshi: Për PDK-në prioritet është ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara - NACIONALE

Musliu-Shoshi: Për PDK-në prioritet është ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara

5 ditë më parë

nga NACIONALE

Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar 6 tetorin si afatin e fundit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Nëse deri në këtë datë nuk arrihet zgjedhja e kreut të shtetit, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka bërë me dije se për partinë e saj prioritet është ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Ajo ka bërë me dije se kjo është çështje që kërkon trajtim serioz.

Sipas saj, fokusi i Kuvendit duhet të jetë të kjo temë.

“Për ne, në këtë moment, prioritet është miratimi i propozimeve për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Kjo është një çështje që kërkon trajtim serioz dhe urgjent institucional dhe aty duhet të përqendrohet energjia jonë politike”, ka theksuar ajo për “Front Online”.

Ajo ka vlerësuar se mbetet të shihet në ditët në vijim se a do të ketë zgjidhe të presidentit apo vendi po shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese tashmë i ka bërë të qarta afatet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit. Nëse do të ketë marrëveshje për Presidentin apo vendi do të shkojë në zgjedhje, mbetet të shihet në ditët në vijim”, ka deklaruar Musliu-Shoshi.

Lajme të ngjashme