E kryer, Manchester United arrin marrëveshje me Ajaxin për Antony
Manchester United pas disa javësh negociata ka arritur marrëveshje të plotë me Ajaxin për shërbimet e sulmuesit Antony.
Sipas Fabrizio Romano, skuadra holandeze ka pranuar ta shesë brazilianin te gjiganti anglez për shumën magjike prej 100 milionë eurosh, përfshirë edhe bonuset.
Pavarësisht që ditëve të fundit kishte shpresë për një çmim më të ulët, një gjë e tillë dështoi kur Ajax refuzoi ofertën 95 milionëshe të “Djajve të Kuq”, ndërsa Antony tashmë ka rënë dakord me United dhe do të nënshkruajë deri në janarin e vitit 2027.
Për shkak të marrëveshjes mes Ajaxit dhe Man United, Antony do të hyjë në histori si transferimin më i shtrenjtë në Eredivisie.
Ky rekord është mbajtur për tre vitet e fundit nga Frenkie de Jong, i cili kaloi te Barcelona në vitin 2019 për 86 milionë euro, përfshirë bonuset.
Ajax duhet t'i dorëzojë njëzet për qind të fitimit të bërë nga Antony në Sao Paulo, siç u ra dakord dy vjet më parë kur erdhi futbollisti. Ajax fillimisht pagoi maksimumi 21.75 milionë euro për brazilianin dhe tani duhet të transferojë 20 milionë euro të ish klubi i lojtarit.
Largimi i tij ishte vetëm çështje kohe, sidomos pasi mungoi në ndeshjen e së dielës së 21 gushtit kundër Sparta Rotterdam (fitore 0-1), sepse sipas Alfred Schreuder ai nuk mund të fokusohej plotësisht te Ajax.
Nga ana tjetër vetë sulmuesi do të ketë një pagë të madhe shumë milionëshe, të cilën ai do ta sigurojë për të paktën pesë sezone. Do të ketë një opsion në kontratën e tij edhe për një vit qëndrimi në “Old Trafford”.
Antony to Manchester United, here we go! Agreement in principle with Ajax, €100m fee. Contract until June 2027 with option until 2028. To be signed tomorrow. 🚨🔴🇧🇷 #MUFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 28, 2022
Contracts being prepared, it’s Eredivisie historical record fee — Antony will be in Manchester next week. pic.twitter.com/Wr9mUiX1Ud
Hakim Ziyech do të zëvendësojë Antonin
Hakim Ziyech do të rikthehet në fanellën e Ajaxit pas dy sezonesh, raporton gazetari shumë i mirënjohur Gianluca Di Marzio.
Skuadra nga Amsterdami do të kompletojë rikthimin e sulmuesit krahu të varur 29-vjeçar të Chelseat sapo Antony të shitet.
Di Marzio nuk ka dhënë detaje nëse do të jetë vetëm huazim apo një transferim përfundimtar, por mbetet të shihet gjatë ditëve të ardhshme.