Zyrtare: Broja nënshkruan kontratë të re me Chelsean
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën aktuale të tij, Chelsean.
Marrëveshja e re mes lojtarit dhe klubit është afatgjate dhe e mban sulmuesin e ri deri në vitin 2028 në Stamford Bridge.
A new deal for Armando Broja! ✍️🔵
— Chelsea FC (@ChelseaFC) September 2, 2022
Sulmuesi i ri, i cili do të mbushë 21 vjeç në fund të këtij muaji, tha pas përfundimit të nënshkrimit të kontratës së tij gjashtëvjeçare, tha: “Më kanë humbur fjalët vetëm sa jam duke menduar për këtë. Është klubi që kam ëndërruar të luaj gjatë gjithë jetës sime, klubi që unë mbështes dhe klubi që dua. Unë kam qenë këtu që kur isha i vogët, kështu që është një ndjenjë surreale për mua dhe familjen time.
“Të mund të vesh fanellën e Chelseas me ekipin e parë është një ëndërr e bërë realitet. Është e mahnitshme çdo minutë që luani në fushë, sepse ky është një nga klubet më të mëdha në botë. Gjithmonë ka konkurrencë dhe të gjithë duan të luajnë, kështu që unë jam i lumtur që kam mundësinë të jem pjesë e kësaj skuadre. Shpresoj që të luaj shumë ndeshje dhe të jem pjesë e suksesit të ekipit”.
Broja ka bërë tashmë tre paraqitje si zëvendësues për skuadrën e Thomas Tuchel këtë sezon, duke pasur një ndikim në Premierligë në Southampton kur ishte i huazuar në sezonin 2021/22.
Ai shënoi nëntë herë në 38 paraqitje për skuadrën e Southampton, duke përfshirë një fitore në ligë ndaj Tottenham Hotspurit.
Në lidhje me marrëveshjen për kontratën e re, presidenti i klubit, Todd Boehly, tha: “Ne jemi të kënaqur që Armando është i përkushtuar ndaj Chelseas. Ai është një sulmues i ri dhe emocionues dhe është një pjesë e madhe e planeve tona për të ecur përpara.

Në anën tjetër, trajneri i Chelseas, Tuchel, shpeshherë ka insistuar se sulmuesi i talentuar nuk duhet të largohet nga skuadra pavarësisht ofertave të vazhdueshme për të.
"Nuk pres që Armando të largohet. Jemi në dijeni të ofertave dhe interesimit, mirëpo është lojtari ynë. Do ta bëjmë vendimin me drejtuesit".
"Kur arriti në parapërgatitjet parasezonale ishte e qartë se po provonte të më impresiononte dhe të jetë lojtar i Chelseas sa më parë të jetë e mundur".
"Jam shumë i qetë sepse e dimë situatën dhe ai ka kontratë", deklaroi fillimisht tekniku gjerman.
Trajneri gjerman insistonte se nëse është mundësia ai të huazohej do ishte mirë, por jo të shitej përgjithmonë, pasi që lojtarët si Broja sipas tij që kanë luajtur në Premierligë nuk është e mjaftueshme vetëm stërvitja, por i

duhen minutat.
"Sigurisht ne do të shikojmë interesat tonë me ato të lojtarit. Pyetja është: Çka është mirë për lojtarin? A ka mundësi të fitojë minuta, apo nuk ka mundësi të fitojë minuta?".
"Nëse nuk ka, mendoj se lojtarët si Armando që kanë luajtur në Premierligë nuk janë të mjaftueshëm për stërvitjet me grup".
Sidoqoftë, edhe pse ofertat për të nuk ishin të mangëta, të kaltrit e Londrës vendosën ta mbajnë sulmuesin, në mënyrë që të kenë skuadër më konkurruese në të gjitha garat ku ata marrin pjesë.

